“U munduam t’a gënjenim pak, por u tmerrua nga kushtet…”, Presidenti i Trepçës tregon si iku Kavanda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:41

“U munduam t’a gënjenim pak, por u tmerrua nga kushtet…”, Presidenti i Trepçës tregon si iku Kavanda

Klubi kosovar, i Trepça ’89 zyrtarizoi në faqen e klubit një afrim të bujshëm siç ishte ai i mbrojtësit belg, Luis Kavanda, i cili kishte një karrierë të pasur, ku kishte luajtur me skuadra të mëdha si Lacio, Torino dhe shumë skuadra të tjera të mëdha. Megjithatë lojtari sapo mbërriti në Mitrovicë, u tmerrua nga kushtet që pa aty.

ZEKA KAVANDA

Kjo është konfirmuar nga vetë presidenti i Trepçës, Abedin Zeka, i cili për “Indeksonline” është shprehur se u munduan ta gënjenin pak, por lojtari sapo pa dhomat e zhveshjes, u largua menjëherë, duke mos qëndruar më shumë se 10 sekonda aty.

“Kavanda erdhi, ne ia çuam biletën e avionit, e pritëm, e vendosëm në hotel, e shëtitëm në Prishtinë, e dërguam në restorantet më luksoze. U kam thënë bashkëpunëtorëve, e kam frikën se do na ikë. Kur e dërguam në Mitrovicë u munduam ta gënjenim pak, e çuam në stadiumin “Adem Jashari”, ta shikonte stadiumin nga jashtë.

Në momentin kur pa dhomat e zhveshjes, ai nuk priti as 10 sekonda para se të largohej. Paramendoni, po të kishte ardhur Kavanda me ne në Gjilan, sa më të shëmtuara janë dhomat e zhveshjes atje. Më erdhi gjynah, kur i pa dhomat e zhveshjes dhe nuk ndenji as 10 sekonda aty.”, tha Zeka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"