Barazuan me Dinamon në miqësore, flet Mërgjyshi: Kishim kundërshtar të vështirë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 17:50

Barazuan me Dinamon në miqësore, flet Mërgjyshi: Kishim kundërshtar të vështirë, por…

Trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi, ka mbetur i kënaqur nga mënyra se si ka reaguar skuadra në miqësoren e fundit ndaj Dinamos. Pavarësisht lodhjes nga udhëtimi, teksa ndeshja nuk nisi në 18:00 siç ishte parashikuar, por në 18:30, në bisedën për “Panorama Sport”, kreu i pankinës dibrane theksoi se e bindi loja e ekipit të tij.

Mergjyshi

“Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit në këtë fazë përgatitore dhe veçanërisht me lojën e zhvilluar ndaj Dinamos. Të mos harrojmë se përballë kishim një kundërshtar të vështirë, por ne e përballuam me sukses dhe mund të kishim dalë të fituar nga kjo miqësore.

Më gëzon fakti se Redon Raza është rikthyer pas dëmtimit, që e la jashtë fushave për një vit. Tashmë konkurrenca në mesfushë është e fortë. Të mërkurën do të luajmë një tjetër miqësore, atë ndaj Korabit të Dibrës së Madhe në Peshkopi.

Ndërsa të shtunën do të luajmë ndaj Egnatias në Strugë. Nuk mbaron këtu, pasi një tjetër miqësore na pret, ajo me Kastriotin në Kamzë javën tjetër”, bëri të ditur Mërgjyshi duke treguar edhe axhendën.

F. ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"