U mundën në shtëpi nga Elbasani, trajneri Ziu: Fati nuk ishte me ne, Tomori beson deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:06

U mundën në shtëpi nga Elbasani, trajneri Ziu: Fati nuk ishte me ne, Tomori beson deri në fund

Nuk mjafton vetëm dëshira për të fituar, por këto janë realisht mundësitë e skuadrës Tomorit, që përballë skuadrave pretendente e ka shumë të vështirë për të arritur objektivin. Elbasani falë organikës dhe pjekurisë, por dhe eksperiencës që kanë futbollistët e trajnerit Dede, nuk e kanë pasur aspak të vështirë për të fituar në Berat.

febron ziu

Trajneri i Tomorit, Febron Ziu, pas ndeshjes për “Panorama Sport” u shpreh: “Bëmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv, por fati nuk ka qenë me ne në këtë takim. Kundërshtari ka një skuadër të  organizuar dhe dihen pretendimet e tyre. Krijuam raste dhe të vjen keq që nuk i konkretizuam, pasi ecuria e lojës do të kishte një tjetër ritëm dhe avantazh psikologjik.

Mungesat ndikuan në lojën tonë, si dhe episode të veçanta. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë, pasi i kemi forcat dhe mundësitë që të ndryshojmë situatën në renditje. Kampionati është i gjatë dhe ne duke u përmirësuar akoma më shumë do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar pozicionimin në renditje. E rëndësishme është që të punojmë sa më mirë dhe të besojmë se të gjithë së bashku do t’ia dalim mbanë”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"