U mundën ndaj Erzenit, Bledi Shkëmbi: Nuk më pëlqeu loja, padiskutim që nga kjo ndeshje do të nxjerrim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 13:06

U mundën ndaj Erzenit, Bledi Shkëmbi: Nuk më pëlqeu loja, padiskutim që nga kjo ndeshje do të nxjerrim…

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, natyrisht që nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin, por, sipas tij, kjo ndeshje do të shërbejë si një mësim për të evituar gabimet në vazhdimësi.

Bledi Shkembi

“Nuk më pëlqeu loja që bëmë ndaj Erzenit, ndonëse kishim rastet tona. Kemi qenë të pasigurt në finalizimin e aksioneve. Pa dyshim që edhe nga kjo ndeshje do të nxjerrim mësimet e duhura për të rikuperuar ato dobësi që u vunë re.

Besoj te reagimi i shpejtë i ekipit”, është shprehur Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"