U kritikuan pas humbjes ndaj Mançesterit, Arteta mbron blerjet e Arsenalit: U duhet kohë për t’u kompaktësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 11:40

U kritikuan pas humbjes ndaj Mançesterit, Arteta mbron blerjet e Arsenalit: U duhet kohë për t’u kompaktësuar

Mikel Arteta u inkurajua nga performanca e mesfushës së tij të re kundër Mançester Junajtidit, por thotë se humbja 2-0 dëshmoi, se Arsenali ka shumë për të përmirësuar përpara se të fillojë Premier Liga.

arteta

Transferimet e verës Deklan Rajs dhe Kai Haverc luajtën së bashku me kapitenin Martin Odegard të shtunën, me një tjetër afrim të ri, Jurrien Timber që startoi në mbrojtje.

Ndërsa gabimet individuale u kushtuan “topçinjve”, me gjuajtjen e Bruno Fernandeshit që kaloi shumë lehtë pranë Aron Ramsdejlit dhe Xhejdën Sanços, që shfrytëzoi një largim të Gabriel Magalhaeshit, Arteta pa shenja fillestare premtuese nga treshja e tij në mesfushë, megjithëse pranoi se do të duhet kohë që ata të krijojnë mirëkuptim mes tyre.

“Kur të luajnë 55 herë bashkë, do të jetë më mirë, do të rrjedhë më mirë, do të kuptohen më mirë dhe ne do të jemi më dominues”, tha trajneri spanjoll.

“Por gjërat kërkojnë kohë për të rrjedhur dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Pashë shumë gjëra pozitive, gjëra që më pëlqejnë shumë më tepër sesa ndeshja që fituam (kundër yjeve të MLS) edhe pse rezultati është shumë i ndryshëm”.

Arteta gjithashtu ka fjalë lavdëruese për shfaqjen e Timberit. “Jam me të vërtetë i kënaqur me performancën e tij dhe atë që ne i kërkuam të bënte”, tha kryetrajneri i Arsenalit.

“Ai po përshtatet shumë shpejt me ekipin. Ju mund të shihni besimin dhe vendosmërinë me të cilën ai luan”. Megjithatë, Arteta pranoi se në tërësi ndeshja ishte një thirrje zgjimi dhe rikujtuese se Arsenalit do t’i duhet të rrisë nivelet e tij për të përsëritur ose tejkaluar atë që arriti në Premier Ligës sezonin e kaluar, ku u rendit i dyti.

“Në një ndeshje testuese, në këtë nivel, në këtë kontekst, të jep shumë informacion”, tha Arteta. “Kjo është gjithmonë shumë pozitive. Ky informacion është se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"