U grindën me futbollistin brazilian, ja prapaskenat te Kukësi me vëllezërit Taipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 11:54

U grindën me futbollistin brazilian, ja prapaskenat te Kukësi me vëllezërit Taipi

Vëllezërit Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi janë pezulluar për momentin nga klubi i Kukësit. Mësohet se shkak i këtij pezullimi është thyerja e disiplinës në skuadër, me zanafillën që nis në seancën e para dy ditëve.

ks

Shqipërim Taipi ka pasur një incident në stërvitje me brazilianin Ebert dhe aty më pas kanë ndërhyrë lojtarët me stafin për të sheshuar gjakrat. Nga kjo situatë e ndodhur, drejtuesit kanë marrë masa duke përjashtuar nga stërvitja mesfushorin, duke bërë që të ndërhyjë kapiteni dhe njëkohësisht vëllai i Shqipërimit, Gjelbrim Taipi, që ka qenë kundër këtij vendimi. Në një situatë të tillë, drejtuesit kanë marrë masa për pezullimin e të dyve, një pezullim që vazhdon të jetë ende në fuqi.

Për momentin, nga ana e palëve nuk ka asnjë sqarim apo reagim për gjithë ngjarjen e ndodhur, por prej dy ditësh vëllezërit Taipi nuk dalin në stërvitje me ekipin dhe nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Apolonisë për Kupë. Lojtarët janë ende nën kontratë me Kukësin dhe nuk mund të flitet për një ndarje përfundimtare, edhe pse krisja midis palëve është evidente dhe mund të shkohet deri aty sa të diskutohet prishja e kontratës. Në fakt, Kukësi nuk ka më luksin që të largojë të tjerë lojtarë, për më tepër kapitenin, një nga shtyllat e kësaj skuadre prej disa vitesh.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"