U diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit, Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez ndihmojnë 7-vjeçarin për të luftuar sëmundjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 15:52

U diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit, Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez ndihmojnë 7-vjeçarin për të luftuar sëmundjen

Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Xheorxhina Rodrigez kanë ndihmuar në financimin e trajtimit të një fëmije me kancer.

RONALDO

7-vjeçari portugez, Tomas, u diagnostikua me një formë të rrallë të kanceri, neuroblastomë, në shtator 2019.

Pasi sëmundja iu rikthye në tetor të vitit të kaluar, prindërit e Tomas bënë apel për ndihmë dhe mbledhje të fondeve për të operuar djalin.

Dhe duket se çifti i famshëm i kanë ardhur në ndihmë 7-vjeçarit për tu kuruar.

ronaldo 1

Motra e modeles, Ivana konfirmoi lajmin në një postim në Instagram ku shkroi: Faleminderit Xheorxhina dhe Kristiano për ndihmën dhe solidaritetin. Ju falenderoj pafund që ndihmuat Tomas të marrë trajtim.

Ylli 36-vjeçar portugez bën shpesh bamirësi. Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pandemia e koronavirusit filloi të ‘pushtojë’ botën, Kristiano Ronaldo dhe Zhorzh Mendez u bashkuan për të dhuruar 1 milion paund për të ndihmuar spitalet në luftën e tyre kundër sëmundjes.

Ai është gjithashtu ambasador në “Save the Children”, “Unicef” dhe “World Vision”.

Dhe në vitin 2013, futbollisti dhuroi shpërblimin e tij 89.000 paund nga “Uefa Team of the Year” për Kryqin e Kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"