U-17: Vllaznia nuk fal, bind në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2012 | 13:03

U-17: Vllaznia nuk fal, bind në Korçë

Dyca bën heroin kundër Skënderbeut
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 0-2
GOLAT: Dyca 15′, 36′
SKËNDERBEU: Harti, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Tona, Shabanllari, Gjançi, Hoxhaj, Kote, Stermolli, Korça. (U aktivizuan: Pino, Isa, Fejzolli). Trajner: G.Liçi
VLLAZNIA: Harliçaj, Hakaj, Tahiraga, Krymi, Çinari, Dyca, Hepaj, Myftia, Hasani, Rrustemaj, Shkambi. (U aktivizuan: Jokaj, Nikaj, Ahmeti). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: G.Kamolli, A.Doce, E.Demiraj (Pogradec)

Në një paradite të pushtuar nga shiu, Vllaznia ka vazhduar edhe në Korçë rrugën e fitoreve, teksa mposhti pastër Skënderbeun me rezultatin 0-2. Dy gola që në pjesën e parë nga Dyca vendosën fatin e këtij takimi. 40 minutat e para kanë folur kryesisht për miqtë, të cilët arritën të gjenin avantazhin e dyfishtë. Korçarët u munduan të reagonin, por nuk patën forcën e duhur, kjo edhe për meritë të Vllaznisë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, djemtë e drejtuar nga Gentian Liçi u futën në fushë për të bërë përmbysjen e madhe. Megjithatë, kjo mbeti thjesht një dëshirë, pasi vendësit nuk ia dolën mbanë. Disa tentativa të Kotes, i cili ishte ndër më të mirët në fushë, s’mjaftuan as për golin e nderit. Gjithçka u mbyll me fitoren e merituar të shkodranëve, të cilët tashmë ruajnë diferencën me ndjekësin më të afërt. Javën e ardhshme Vllaznia pret në shtëpi Teutën dhe, në rast triumfi, shpallet automatikisht kampione dimri, ndërkohë që është edhe trofembajtësja në fuqi.
Llazi Saro

Përmbysje e Partizanit
PARTIZANI – FLAMURTARI 2-1

GOLAT: Bermeta 45′, 61’/ Sino 23′
PARTIZANI: Zaimi, Vllacaj, Lila, Bermeta, Bejtja, Vata, Lena, Marku, Sula, Qordja, Hasa. (U aktivizuan: Shehu, Oruçi, Myslimi). Trajner: A.Duro
FLAMURTARI: Sali, Hoxhaj, Gjinaj, Mehmeti, Velaj, Zekaj, Koçani, Deliaj, Llambi, Dhrami, Sino. (U aktivizuan: Dervishaliaj, Aliaj, Gravani). Trajner: D.Sadedini
GJYQTARË: R.Muska, L.Mema, E.Mustafaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Hasa(2), Lena/ Koçani, Sali, Aliaj
KARTON I KUQ: Hasa

Partizani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Flamurtarit. Vlonjatët shënuan të parët me anë të Sinos, duke mbyllur 40-minutëshin në avantazh. Mirëpo, me fillimin e pjesës së dytë, janë të kuqtë që barazojnë shifrat me Bermetën dhe më pas kalojnë në avantazh me të njëjtin lojtar. Partizani luajti me një lojtar më pak për shumë minuta, për shkak të ndëshkimit të Hasës.
Erjon Hamitaj

Elbasani i falet Tupit
ELBASANI – TIRANA 1-0
GOLI: Tupi 75′ (11-m)
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Gorica, Suvaria, Beqiri, Bërdufi, Alla, Bodurri, Hoti, Tupi, Topuzi. (U aktivizua: Veli). Trajner: S.Dalipi
TIRANA: Hysaliu, Kasneci, Llagami, Myrtaj, Muçollari, Haxhia, Doko, Halili, Peçi, Lleshi, Kopaci. Trajner: L.Zengla GJYQTARË: K.Zhakalli, K.Canaj, E.Kotomelo (Tiranë)
KARTON I KUQ: Topuzi 68′

Paratërinjtë elbasanas nuk falin në shtëpi. Dje ata mposhtën minimalisht Tiranën me rezultatin 1-0. Ka menduar i zakonshmi Tupi për verdheblutë, teksa ka kthyer në gol një penallti të fituar afër fundit të takimit. Loja ka qenë pothuajse e barabartë dhe miqtë kanë krijuar një volum më të madh, por një episod ka vendosur takimin. Elbasani pozicionohet në vendin e katërt.
Vladimir Mema

Teuta, blof në derbi
TEUTA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-1
GOLI: Xhakoni 10′
TEUTA: Vata, A.Mara, Myrtollari, Syziu, Basha, Përlleshi, Ballgjini, Myrtezani, Bardhi, Gripshi, T.Qehajaj. (U aktivizuan: E.Mara, Bashhysa). Trajner: L.Sejdini
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Konduri, Dehari, Vllaha, Çyrbja, Salillari, Lika, Tufa, Hyka, Xhakoni. (U aktivizuan: Vishkulli, Shytermeja). Trajner: A.Domi
GJYQTARË: E.Prifti, M.Sina, L.Prifti (Lushnjë)

Teuta ka humbur mundësinë më të mirë për t’iu afruar kreut, teksa zhgënjeu në derbin me Shkëndijën e Durrësit, duke u mposhtur minimalisht 0- 1. Trajneri Sejdini është i pakënaqur nga ekipi i tij, duke qenë që mjaft raste për shënim u shpërdoruan në mënyrë të pajustifikueshme. E ndërkaq, komplimentet anojnë nga Shkëndija, që shënoi në minutën e 10-të me anë të Xhakonit.
Bujar Qesja

Hap fals i Shkëndijës
SHKËNDIJA E TIRANËS – POGRADECI 2-2
GOLAT: Lila 23′ (11-m), Agolli 38’/ Liçkollari 15′, 56′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Hoxha, Ndreu (Meha 41′), Biduli, Teqja, Lila, Kalaja, Agolli, Trebicka (Mema 62′), Trebicka, Drizi, Lokaj (Ivani 56′), Myzyri. Trajner: L.Pinari
POGRADECI: Peleshta, Hidri, Laraku, Blaceri, Hila (Yzellari 79′), Balbi, Berberi, Keco, Manellari, Liçkollari, Fejzollari. Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: A.Stolaj, M.Shabanaj, E.Jahaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Ndreu 24′, Meha 71’/ Hila 25′, Berberi 90′

Shkëndija e Tiranës ka lënë dy pikë në shtëpi, teksa Pogradeci ka bërë surprizën. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe me plot emocione. Ndonëse të parët kanë shënuar pogradecarët me anë të Liçkollarit, Shkëndija ka luajtur më mirë. Vendësit barazuan me penallti në minutën e 23-të dhe më pas do të jetë Agolli, i cili e kalon Shkëndijën në avantazh. Gjithsesi, goli i Liçkollarit vendosi baraspeshën.
Abdulla Dushku

Dinamo ia del në Laç
LAÇI – DINAMO 0-2
GOLAT: Arifi 48′, Basha 70′
LAÇI: Hoxhaj, Bardhi, Kalthi, Tacci, Thana, Mardhoqi, Trungshi, Laska, Lepuri, Kashnjeti, Tika. Trajner: N.Tarazhi
DINAMO: Xhafaj, Albana, Jaçe, Mujollari, Bego, Braçaj, Muçmata, Rada, Çato, Arifi, Basha. Trajner: Xh.Lloshi GJYQTARË: R.Alushi, A.Bici,E.Gjoka (Lezhë)
KARTON I VERDHË: Kalthi

Dinamo ia ka dalë mbanë edhe në Laç, teksa ka marrë tri pikët e radhës, duke ruajtur diferencën me Vllazninë kryesuese. Ndeshja është zhvilluar në terren të rënduar nga reshjet e shiut, çka i ka kondicionuar të dy ekipet në fushën e lojës. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në 40 minutat e dyta blutë kanë bërë diferencën, duke shënuar me Arifin dhe Bashën.
Vladimir Prenga

Besa, fitore “shtëpie”
LUSHNJA – BESA 1-2
GOLAT: Jonuzi 50’/ A.Kapidani 25′, Rroci 69′
LUSHNJA: Hila, Çela, Zaimi, Liçka, Rrogozi, Dervishi, Gorovelli, Çela, Hasalla, Zeqo, Jonuzi. (U aktivizuan: Sakaj, Ismaili). Trajner: A.Hysko
BESA: Veliu, Kashami, Arkaxhiu, Osmani, Kullolli, Kapidani, Gavardari, Gixho, Rroci, Muzhaqi, Lushkja. (U aktivizuan: Teferici, Qerolli, Seiti). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: E.Begaj, H.Troka, M.Troka (Fier)

Për shkak të problemit me fushën, Lushnja ka luajtur kundër Besës në Kavajë në një kohë që, sipas kalendarit, lagunarët duhet të prisnin në shtëpinë e tyre ekipin verdhezi. Kavajasit e kishin menduar më të lehtë fitoren, por lushnjarët treguan nivel më të lartë nga çfarë tregojnë pikët që ka në tabelë. A.Kapidani shënoi i pari, por Jonuzi barazoi. Rroci më pas i dha fitoren Besës.
Feriz Ferizaj

Bylisi e bën… sefte
BYLISI – TËRBUNI 3-1
GOLAT: Llanaj 13′, 27′, K.Mehmeti 33’/ Gjonaj 72′
BYLISI: Gjikondi, Pashaj, Hasani, D.Mehmeti, Ferko, Kollozi, Xhafa, Fejzaj, Prifti, Llanaj, K.Mehmeti. (U aktivizuan: Asimetaj, Behari). Trajner: T.Byzyka
TËRBUNI: Aliaj, Vistaraj, Trashani, Doni, Mataj, Bunga, Fangaj, Gjonaj, Cakaj, Kapaklia, Hasanaj. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: G.Blloku, G.Alilaj, I.Çaushaj (Kuçovë)

Pas 13 javësh kampionat, më në fund Bylisi ka arritur fitoren e parë për këtë sezon. Dje ballshiotët e vegjël kanë mposhtur në shtëpi Tërbunin me rezultatin bindës, 3-1. Vendësit kanë pasur epërsi ndaj kundërshtarit në të gjitha aspektet. Përveç golave të Llanajt (dy herë) dhe K.Mehmetit, Bylisi ka pasur edhe raste të tjera shënimi. Për miqtë nga Puka ka shënuar në fund Gjonaj.
Mikel Mbriçaj

Në Fier nuk ka fitues
APOLONIA – BUTRINTI 1-1
GOLAT: Braka 26’/ Dataj 69′
APOLONIA: S.Hënza, Jakupi, Nasi, Metohu, Turtulli, Braka, Madini, Sulaj, Troka, Çoba, Majaci. (U aktivizuan: Hyseni, Velo, Sadiku). Trajner: L.Musha
BUTRINTI: Shuli, Grëmbi, Sadikaj, Çipa, Braculla, Jonuzaj, Zotaj, Hameti, Hysotoçi, Stefani, Dataj. (U aktivizuan: Iljazi, A.Hameti). Trajner: L.Risti
GJYQTARË: E.Alo, E.Tafili, B.Nuçellari (Memaliaj)

Paratërinjtë fierak kanë ndarë nga një pikë në takimin me Butrintin. Nëse në pjesën e parë Apolonia zhvilloi një lojë të mirë dhe kaloi në avantazh me Bakën, e kundërta ndodhi në të dytën. Ishin sarandjotët që arritën të barazonin me Datajn, duke merituar pikën në këtë transfertë. Të dyja skuadrat enden në vendet e fundit dhe nuk kanë zhvilluar një fazë të parë të mirë.
Mario Gjika

OLIMPIKU – TOMORI 3-2
GOLAT: Shima 23′, 34′, Spahiu 80’/ Baba 30′, E.Hoxha 49′
OLIMPIKU: Prençi, Gzalpi, Mamo, Bushi, Spahiu, Prifti, Gjeçi, Reçi, Basha, Grori, Shima. (U aktivizuan: Cani, Haka, Kallaku). Trajner: I.Qurku
TOMORI: Shehaj, Zhapi, Nano, Elezi, Rusta, Dodoveci, Vrioni, Selmanaj, Karkanjozi, Baba, E.Hoxha. (U aktivizuan: K.Hoxha, Mbrakulla, Qypi). Trajner: B.Fatia
GJYQTARË: E.Vargu, Sh.Ziri, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Gzalpi, Prifti/ Elezi
KARTON I KUQ: Shehaj

Olimpiku ka arritur një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Tomorit, me shifrat 3-2. Dopieta e Shimës ka qenë e pamjaftueshme për ta fituar takimin. Vetëm në minutën e fundit Spahiu ka realizuar, duke i dhënë 3 pikë ekipit të trajnerit Qurku, që vazhdon të jetë në garë me Mamurrasin për vendin e parë. Ndërkohë, dje për beratasit shënuan Baba dhe E.Hoxha.
Artenis Hoxha

GRAMOZI – ADA 2-3
GOLAT: Hasani 42′, 65’/ Dibra 9′, 57′, Ymeri 23′ (aut)
GRAMOZI: Baci (Jaçe 60′), Ymeri, Harizaj, Andrea, Ocelli (Nuredini 30′), Shametaj, Iljazi, Hasani, Hajredini (Dhembi 72′), Koroveshi, Rustemi. Trajner: S.Rustemi
ADA: Hoxha, Gjergji (Kraja 43′), Hyseni, Zyle, Kërçini, Ndou (Gerdani 70′), Vatakani, Banka, Tota, Isufi, Dibra (Qorri 81′). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: E.Demiri, R.Paramani, A.Agolli (Korçë)
KARTONË TË VERDHË: Ymeri, Hajredini/ Kërçini, Vatakani, Tota, Ndou
Eni Barmashi

VLORA – TURBINA 1-0
GOLI: Plaka 54′
VLORA: Muho, Xhafaj, Gjonzeneli, Kapaj, Matobashi (Matoshi 74?), Plaka, Velikaj (Haxhi 50?), Tushe, Skënderaj, Zoto, Veizi (Selimaj 64?). Trajner: L.Gjondeda
TURBINA: Zuna, Duraku, F.Bilali, Sollaku, Ballkoçi, D.Bilali, Kullolli, Idrizi, Tata, Gica, Halili. (U aktivizuan: Qosja, Dyrmishi). Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: O.Veizaj, E.Hatia, Q.Shehaj (Patos) Altin Pavllo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"