U-17/ Tirana gdhin e para, bind Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2016 | 22:29

U-17/ Tirana gdhin e para, bind Partizani

Tirana ia del në Lezhëu-17 TiranaTirana ka mposhtur Briansin me shifrat 0-2 dhe ka rimarrë kreun në grupin A, por duke shpresuar sot te një hap fals i Shkëndijës, në mënyrë që të ruajë pozicionin. Ndeshja e djeshme ka nisur mjaft e fortë, me vendësit që ishin më superiorë, madje goditën edhe shtyllën. Megjithatë, diferencën e bëri Keqa për bardheblutë, që shënoi dy herë.Preng Gjikola

Brians – Tirana 0-2

Golat: Keqa 30’, 56’

BRIANS: Basha, P.Marku, Veseli, Delaj, Kruja, Dobro, A.Marku, Mata, Tokrri, Deda, Gjinaj. (U aktivizuan: Përdeda, Bruka, Frroku).

Trajner: A.Nika

TIRANA: Kuti, Ramizi, Cake, Isha, Keqa, Peti, Topulli, Burgaj, Beshiraj, Xhepa, Zenuni. (U aktivizuan: Doçi, Xhymerri, Bylyku, Kumanova, Tabaku). Trajner: S.Mema

Gjyqtarë: A.Isufaj, L.Jubani, J.Podgorica (Shkodër)

Goleadë e Partizanit

Partizani – Olimpiku 5-0

Golat: Daci 10’, 23’, Haxhiu 25’, Bozhani 42’, Gjinaj 74’

Partizani: Aliko, Demiraj, Lala (Biti 46’), Ismaili, Vogli (Kënga 76’), Çali (Shehu 77’), Daci (Elmazi 65’), Kodra (Gjinaj 56’), Bozhani, Duka, Haxhiu. Trajner: N.Çoçlli

Olimpiku: Zagani, Hasrama, Gapi, Tota, Ruço, Nela (Zhugli 56’), Spahiu, Kodra, Gasa (Hyka 65’), Koçi, Zebi (Biceri 76’).

Trajner: E.Ruço

Gjyqtarë: E.Bleta, G.Cenolli, L.Pasha (Tiranë)

Partizani shpërthen ndaj Olimpikut, duke e mbyllur fazën e dytë me fitore 5-0 dhe i pozicionuar në vendin e katërt. Skuadra e Çoçlit ka shënuar tre herë që në pjesën e parë, falë dopietës së Dacit dhe golit të Haxhiut. Në pjesën e dytë katërfishoi shifrat Bozhani, ndërsa spikati edhe Gjinaj i sapofutur, duke vulosur triumfin e të kuqve.

Abdulla Dushku

Parubi nderon Vllazninë

Internacional – Vllaznia   0-1

Golat: Parubi 12’

Internacional: Kodra, Hekuri, Vogli, Curri (Tafa 41’), Osmani, Blakçori, Peti, Murja, Selenica, Kazhani (Leci 67’), Çela (Basha 65’). Trajner: L.Zengla

Vllaznia: Kërtulla, Mehja, Karakaçi, Doçaj, Hysenaj (Zaja 56’), Hoxhajani, Kraja, Smajli (Palushani 78’), Rexhepi, Parubi, Marinaj (Buricci 41’). Trajner: N.Zhejani

Gjyqtarë: D.Kasa, K.Cenaj, Q.Çopa (Kavajë)

Vllaznia merr një trepikësh shumë të rëndësishëm në transfertë kundër Internacionalit. Goli i Roland Parubit në minutën e 12-të ka vendosur ndeshjen e djeshme. Në fakt, skuadra e Luan Zenglës ka zhvilluar një lojë të bukur, duke krijuar raste shënimi, por sulmuesit nuk mundën të zhbllokoheshin, por edhe në saj të mbrojtjes së ngjeshur shkodrane.Abdulla Dushku

Akademia bën tris

Akademia – Laçi 3-1

Golat: Tuci 20’ (11-m), Rada 30’, 65’ / Dani 32’

Akademia: Ziri, Hoxhallari, Lika, Ballgjini, Jahelezi (Daja 48’), Tuci, Kullaj (Laho 41’), Hajdaraj, Agalliu, Daxha, Rada (Hoxha 71’). Trajner: D.Lila

Laçi: Marku, Stafa (Cakoni 43’), M.Hoxha (Lleshi 76’), I.Hoxha, F.Tuga, Dani, Qerimi (Haxhiu 76’), Vuthaj (Lleshi 75’), Koleci, Kasmi, Kodheli. Trajner: N.Tarazhi

Gjyqtarë: A.Stolaj, F.Shkëmbi, D.Shkëmbi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: I.Hoxha 70’, F.Tuga 76’

Karton i kuq: I.Hoxha 65’

Akademia e drejtuar nga Denis Lila ka shkëlqyer kundër Laçit. Dopieta e Radës dhe goli me penallti i Tucit kanë vendosur takimin. Miqtë barazuan përkohësisht shifrat, por lojtarët e Akademisë treguan një formë të mirë. Në pjesën e dytë pati edhe momente paniku pas dëmtimit të Stafës së Laçit, por lojtari e kaloi shpejt situatën jo të mirë.

Abdulla Dushku

Korçarët nuk falin

AF Dinamo – Skënderbeu     1-3

Golat: Varfi 68’ / Dinglloshi 20’, Pejo 40’, 48’

AF Dinamo: Hoxha, Ndreu, Sheha (Duqi 56’), Braja, Plaku (Bana 76’), Jaku (Lika 55’), Peçi (Berberi 67’), Murja, Balla (Demo 56’), Lutaj, Muçi. Trajner: E.Lubani

Skënderbeu: Braçe, Ndoci, Tako, Koçibelli, Lisi (Myftarago 41’), Pejo (Shaqe 56’), Ferhati, Liço (Bregasi 49’), Goskova (Vangjeli 76’), Pëllumbi, Dinglloshi. Trajner: G.Liçi

Gjyqtarë: F.Lata, L.Koçi, A.Vila (Durrës)

Kartonë të verdhë: Braja, Lutaj, Balla/ Liço (2), Doci

Karton i kuq: Liço 63’

Skënderbeu kryesues fiton edhe ndaj AF Dinamos. Loja ishte e ekuilibruar në start, madje blutë e Lubanit kontestuan gjykimin, pasi pretenduan për një penallti të padhënë. Pas këtij momenti, korçarët kanë shënuar me Dinglloshin, ndërsa Pejo në limitin e pjesës së parë ka dyfishuar shifrat. I njëjti autor shënoi sërish tetë minuta më pas. Abdulla Dushku

“Poker” i Flamurtarit

Flamurtari – FK Dinamo     4-0

Golat: Haruni 25’, Aliaj 44’, 55’, Malaj 50’

Flamurtari: Qirko, Qarri, Barjamaj (Mataj 70’), Skrapalliu (Ferraj 73’), Xhaferraj (Hysaj 60’), Zeqaj, Seferaj, Zano (Lekaj 59’), Malaj, Aliaj, Haruni (Dizdari 68’). Trajner: D.Resuli

FK Dinamo: Koromani (Dinellari 56’), Brahasani, Masha (Zhuka 47’), Çipuri, Kodra, Kaçani, Bilbili (Rama 52’), Qoshku, Paçi (Mëhilli 49’), Zeqiri, Lami. Trajner: Xh.Lloshi

Gjyqtarë: E.Allaj, E.Hatija, A.Marko (Patos)

Kartonë të verdhë: Haruni / Masha, Kodra

Flamurtari ka arritur të mposht me poker golash skuadrën e Dinamos. Vlonjatët e drejtuar nga Dritan Resuli hapën serinë e golave me të përhershmin Haruni dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Në të dytën, vlonjatët do të shënonin në harkun kohor të 11 minutave plot 3 gola. Fillimisht Aliaj, më pas Malaj dhe në minutën e 55-të sërish Aliaj.Kastriot Brahimaj

Besa, 3 pikë të arta

Besa – Elbasani 2-1

Golat: Vogli 29’, Kola 36’ / Cirakolli 27’

Besa: Dobjani, Xherri, Xhindole, Ceka, Vogli, Hoxha, Allaj, Daja, Kaçbufi, Kola, Hjomgecaj. (U aktivizuan: Zhava, Gjoci, Lemeti).

Trajner: I.Duro

Elbasani: Bogdani, Cirakolli, Selimaj, A.Muça, Asllani, Paçi, Bebi, F.Muça, Ramzoti, Sadiku, Ibërshimi. (U aktivizua: K.Muça).

Trajner: S.Dalipi

Gjyqtarë: M.Troka, E.Hasanaj, E.Jahaj (Fier)

Kartonë të verdhë: Gjongecaj (2)

Karton i kuq: Gjongecaj 56’

Nisur nga ngjarja e dhunshme në fazën e parë në ndeshjen mes dy skuadrave, dje policia kishte marrë masa në mënyrë që gjithçka të ishte korrekte. Në këto kushte, takimi i paratërinjve ishte “fair-play” dhe fitorja i buzëqeshi Besës. Elbasani kaloi i pari në avantazh me Cirakollin, por Vogli dhe Kola përmbysën gjithçka pas pak minutash.Feriz Ferizaj

Spektakël i Teutës

Teuta – Apolonia     5-1

Golat: Koka 11’, 37’, Shtama 26’, Syziu 48’, Parroi 64’ / Gjata 45’

Teuta: Shala, Memia, Shytemerja, Stafhasani, Mustafallari, Shtama, Gumeni, Lajthia, Syziu, Hoxha, Koka. (U aktivizuan: Çollaku, Parroi, Skënderi, Lakra, Kapllani). Trajner: Sh.Kuçi

Apolonia: Bakaj, Bogdani, Dafllas, Lushaku, Gashi, Fasko, Grembi, Mihana, Hoxhaj, Gjata, Pllumbaj. (U aktivizuan: Pema, Nasto, Rista, Meçaj). Tranjer: O.Çuko

Gjyqtarë: A.Merdanaj, R.Zifla, J.Isufi (Tiranë)

Teuta ka shkatërruar Apoloninë me rezultatin 5-1. Të besuarit e Kuçit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me anë të Kokës, i cili në fund të pjesës së parë shënoi edhe golin e tij të dytë. 40 minutat e para u mbyllën 3-0, pasi realizoi edhe Shtama. Në pjesën e dytë tpër durrsakët kishte vend edhe për golat e Syziut dhe Parroit.Jeton Rexhmati

Shkëlqen Pogradeci

Pogradeci – Shkëndija e Durrësit     3-0

Golat: Yzellari 26’, 65’, Rusi 63’

Pogradeci: Totollaku, Hykellari, Bibo, Viljo, Alinari, Gjonaj, Maxhari, Hyko, Rusi, Yzellari, Dragoi. Trajner: J.Gjata

Shkëndija e Durrësit: Loroshi, M.Hoxha, Kopcefi, D.Hoxha, Habibi, Disha, Reçi, Xholi, Berisha, Dardani, Gecaj. Trajner Agron Kërçova.

Gjyqtarë: E.Bylykbashi, E.Danaj. R.Muzhaqi (Elbasan)

Pogradeci shkëlqen në shtëpi, duke mposhtur Shkëndijën e Durrësit me shifrat 3-0. Ai që spikati ishte sulmuesi Yzellari, i cili arriti të shënoj dy herë, duke qenë vendimtar për skuadrën e tij. Miqtë, ndonëse me talente në gjirin e tyre, nuk arritën të mposhtnin pogradecarët. Në pjesën e dytë shënoi edhe Rusi, duke ia bërë më të lehtë vendësve.Pëllumb Starova

Butrinti mposht Fierin

Butrinti – Fieri     2-0

Golat: Mançe 46’, Kolonja 60’

Butrinti: Zeka, Selfo, Çulli, Voda, Qurku, L.Basho, Akulli (Qëndro 61’), Behaj (Hoxha 61’), Husi (R.Basho 61′), Mançe, Kolonja.

Trajner: S.Bogdo

Fieri: Grembi, Ceka (Ahmetaj 53’), Koçiaj (M.Ferko 50’), Hoxha, Gashi, Dyle (Thomaj 53’), Zenaj, Prifti (S.Ferko 6′), Pirjani, Mehmeti, Çomo. Trajner: E.Yzeiri

Gjyqtarë: K.Hoxha, G.Memushi, A.Muzhai (Gjirokastër)

Sarandiotët fitojnë me Fierin në një ndeshje të bukur dhe me shumë raste për të dyja ekipet. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Butrinti shënon dy herë me anë të Mançes dhe Kolonjës. Miqtë nuk dorëzohen deri në fund për të gjetur golin, madje arrijnë të shënojnë, por goli u anulohet për pozicion jashtë loje.Gerald Bregu

Vlora i largohet fundit

Vlora – Tomori  3-0

Golat: Diamanti 15’, 53’, Limo 25’

Vlora: Xhanaj, Tahiraj, Halili, Shkurtaj, Jaupaj, I.Arapaj, Memushaj, D.Arapi, Limo, Sina, Diamanti. (U aktivizuan: Islamaj, Liçaj, Naçi, Koçi, Alliu). Trajner: E.Duro

Tomori: Memlika, Hoxha, Gjika, Vera, Korkuta, Tabaku, Qëngji, Demaj, Ismaili, Stavicka, Kovaçi. (U aktivizuan: Nasufi, Kelldani, Balla, Lireza). Trajner: B.Fatia

Gjyqtarë: M.Sina, M.Biti, A.Xhafa (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Çina, Arapaj, Tahiraj

Vlora i është rikthyer fitores në shtëpi, këtë herë kundër Tomorit. Tre gola kanë shënuar vendësit, fillimisht me Diamantin, e më pas me Limon, duke mbyllur pjesën e parë 2-0. Në 40 minutat e dyta sërish vlonjatët dominuan, teksa Diamanti vulosi fitoren 3-0. Pas këtij trepikëshi, skuadra e Duros i largohet fundit të tabelës.Kastriot Brahimaj

Luftëtari në superformë

Luftëtari – Bylisi   5-0

Golat: Skënduli 14’, Zijai 45’, 51’, Lazaj 68’, Salaria 73’

Luftëtari: Mërkuri (Sadiku 41’), Basha, Skëndo, Basha, R.Pula, Qyrani, Zijai (Cama 61’), Latifi (Pazi 49’), Zholi, Skënduli, Lazaj, V.Pula (Brahimi 64’). Trajner: A.Çulli

Bylisi: Hysenaj, Liçaj, Kodhelaj, Bendo (M.Murraj 66’), Xhaferraj (Spaiu 72’), Memetaj, Jaupaj, Dervishaj, A.Murraj (Malaj 55’), Milkaj (T.Liçaj 45’), Murraj. Trajner: N.Divia

Gjyqtarë: Q.Ruçi, A.Bello, K.Koshi (Sarandë)

Kartonë të verdhë: Basha (2), Lazaj, Zholi / Memetaj

Karton i kuq: Basha 64’

Luftëtari i drejtuar nga Andrea Çulli ka fituar lehtësisht kundër ballshiotëve, duke vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive. Goli i Skëndulit në minutën e 14-të është pasuar nga dopieta e Zijait, duke mbyllur historinë e takimit. Në pjesën e dytë kanë shënuar dy gola spektakolarë për nga mënyra e realizimit Lazaj dhe Salaria.Tomorr Shehu

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"