U-17: Shkëndija e para, thyen Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2013 | 11:41

U-17: Shkëndija e para, thyen Elbasanin

Shkendija-Elbasani U-17SHKËNDIJA E TIRANËS – ELBASANI 1-0
GOLAT: Kastrati 36′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi, Domgjoni, Kastrati, M.Haruni, Kaçupaj, A.Haruni, Koka, Goleci, Osmanollaj (Noka 80′), Ivani (Meli 81′). Trajner: K.Sterjo
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Pangarika, Kalemi, Hidri, Stojku, Bullari (Peqini 73`), Veli (Karaj 70`), Shabani (Dalipi 56`). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: K.Shkurta, A.Stojku, K.Rrudha (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Osmanollaj 43′, Moqi 57′

Kryendeshja e Kategorisë Superiore për paratërinj, mes Shkëndijës së Tiranës dhe Elbasanit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës që përfaqëson shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”. Ka mjaftuar një gol i Kastratit që Shkëndija të thyejë verdheblutë, duke marrë kështu kreun e renditjes. Vendi i parë mbahej nga Elbasani, por me fitoren e djeshme skuadra e drejtuar nga Kostika Sterjo ka parakaluar ekipin e Sabri Dalipit. Ka qenë një nga ndeshjet më të bukura, falë një loje të fortë e plot grintë. Sigurisht që vendësit kanë luajtur më mirë, duke merituar triumfin. Fillimisht ka qenë një traversë e Paolo Ivanit, ndërsa në minutën e 37-të Shkëndija kaloi në avantazh. Pas një krosimi në zonë, Kastrati shënon me kokë. Në pjesën e dytë skuadra elbasanase e ka kërkuar golin vazhdimisht, teksa me futjen në lojë të Jurgen Peqinit presioni i miqve u bë edhe më i madh. Në minutën e 74-t ishte rasti më i pastër për të barazuar, kur Hidri gjuan brenda zonës dhe mrekullia e portierit ka evituar një gol të sigurt. Më pas do të jetë një talent tjetër te Shkëndija, Gleni Goleci, që godet traversën pas një gjuajtje nga 25 metra. Edhe pse pjesa e dytë ka qenë nën rrebeshin e shiut, loja u bë mjaft e bukur, por rezultati nuk ndryshoi. Kështu, Shkëndija ka thyer kryesuesit dhe merr tashmë vendin e parë pas 9 ndeshjeve.
ABDULLA DUSHKU

Përmbysje e Flamurtarit
FLAMURTARI – PARTIZANI 3-2
GOLAT: Sino 59′, 61′, Zoto 67’/ Lika 12′, 37′
FLAMURTARI: Sali, Shkurti, Myslymi, Hajdini, Dule, Shehu, Beqaj, Sadushi, Lazaj, Zoto, Sino. Trajner: G.Mezani
PARTIZANI: Selimani, Cekaj, Hasani, Myftari, Romi, Bajrami, Lika, Vllacaj, Mersini, Nadaj, Gjoshi. Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: O.Ferati, S.Hanaj, Xh.Gjata (Fier)

Flamurtari ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Partizanit. Pas dy golave të Likës në pjesën e parë, u mendua se të kuqtë do të dilnin me tri pikë nga Vlora. Mirëpo, paratërinjtë e Flamurtarit gjetën forca për të shënuar tre gola dhe marrë fitoren. Sino me një dopietë dhe Zoto vulosën fitoren e vlonjatëve, që u shpërblyen falë shpirtit të garës që treguan.
 

Dinamo i falet Qatos
DINAMO – APOLONIA 3-0
GOLAT: Qato 68′, 70′, Simo 81′
DINAMO: Xhafaj, Bala, Mulaj, Qato, Simo, Abazaj, Sina, Dreni, Muraku, Tocilla, Marinaj. (U aktivizuan: Pojaku, Lajthia, Kalemi, Hodaj). Trajner: Xh.Lloshi
APOLONIA: Haxhiraj, Çela, Naçi, Katuçi, Mehmeti, Velo, Troka, Hëna, Tomorri, Mehmetaj, Zeqo. (U aktivizuan: Gashi, Lizaj, Hysi, Malokaj, Qosja). Trajner: O. Çuko
GJYQTARË: S.Bebja, E.Mustafaji, A.Zalla (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Bala/ Naçi, Velo, Hëna

Dinamo ka vuajtur për të marrë fitoren ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Edhe pse ka shënuar tre gola në portën fierake, janë dashur 68 minuta për të gjetur avantazhin. Klinti Qato ka qenë heroi i bluve, pasi shënoi dy gola në një hark të shkurtër kohor. Për të vulosur suksesin mendoi Simo, që realizoi në minutën e fundit. Pas kësaj fitoreje, Dinamo mban vendin e tetë.
Erjon Hamitaj

Matmuja nderon Kukësin
KUKËSI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 1-0
GOLI: Matmuja 65′
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Duraku (Gavazaj 65′), Gërmizi, Elezaj, Domi, Petku (Meçka 72′), Haxhiu, Matmuja, Dida (Elezkurtaj 41′), Demhasa. Trajner: A.Bela
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Pepkolaj, Xhakolli, Cërriku, Mustafaj, Uka, Kurtali, Cane (Farruku 78′), Ajdini, Frroku, Torra (Përgjoni 80′). Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: B.Dragusha, I.Myrtaj, J.Podgorica (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Demhasa 55′, Matmuja 78’/ Përgjoni 85′

Kukësi ka mposhtur Shkëndijën e Durrësit me rezultatin minimal 1-0. Ka qenë një lojë thuajse e barabartë për të dy ekipet. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, edhe pse skuadrat patën disa raste për shënim. Për vendësit spikati portieri Batusha, që u bë shpëtimtar në disa raste. Në minutën e 65-të, Matmuja kaloi në avantazh Kukësin, duke i dhënë fitoren.
Jonuz Hallaçi

Pogradeci s’fal brenda
POGRADECI – OLIMPIKU 2-0
GOLAT: Manellari 6′, Çollaku 73′
POGRADECI: Baci, Molla, Kozmallari, Yzellari, Kelo, Manellari, Veizi, Selko, Demiri, Mukollari, Çollaku. Trajner: F.Fetollari
OLIMPIKU: Novakaj, Kaimi, Gaxheli, Bushi, Spahiu, Bardhi, Trimi, Hoxha, Cervanaku, Curri, Daja. Trajner: A.Baze
GJYQTARË: E.Kello, K.Zguro, R.Paramani (Korçë)

Pogradeci është rikthyer te suksesi kundër Olimpikut. Liqenorët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Manellarin dhe ky gol ua bëri më të lehtë vazhdimësinë e ndeshjes. Edhe në pjesën e dytë, ashtu si dhe në të parën, vendësit arritën të shënojnë një gol tjetër, këtë herë me Çollakun afër fundit. Rastet ishin të shumta, madje edhe për Olimpikun, por rezultati mbeti i njëjtë.
Pëllumb Starova

Derbi nuk ka fitues
TEUTA – BESA 0-0
TEUTA: Vata, Seferi, Hajdini (Shala 45′), Bashhysa, Mitralozi, Ndraxhi, Hoxha (Përkeqi 65′), Kalemi (Mara 55′), Trimi, Hyka, Gripshi. Trajner: G.Begeja
BESA: Dajsinani, Sula, Uku, Brahimaj, Shaba, Efica, Metolli, E.Hoxha, Merholli (Gjuzi 63′), Bizhdili, Çela. Trajner: I.Duro
GJYQTARË: D.Muça, E.Shkodrani, U.Korra (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Sula, Shaba

Teuta dhe Besa kanë ndarë nga një pikë në sfidën e 17-vjeçarëve. Durrsakët gjatë gjithë lojës e kërkuan më shumë fitoren, por nuk mundën të shfrytëzojnë si duhet mundësitë që krijuan para portës kavajase. Që në minutat e para vendësit hidhen në sulm, por nuk kanë qartësinë e duhur. Nga ana tjetër, verdhezinjtë e Besës shfaqen rrezikshëm, por edhe finalizimi i tyre ishte i dobët.
Roland Gjini

Skënderbeu bën cinikun
SKËNDERBEU – LAÇI 1-0
GOLI: Kote 53′
SKËNDERBEU: Dramolli, Fejzolli, Menko, Isa, Zyberi, Shabanllari, Make, Tona, Lika, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Osmani, Qeleshi, Myrteza). Trajner: G.Liçi
LAÇI: Halili, Pavliqoti, Stojani, Doçi, K.Lika, Yzeiri, R.Lika, Balozi, Mërdhoqi, Bushpepa, Baboçi. (U aktivizuan: A.Lika, Bardhi, Përgjoka). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: G.Kamolli, V.Tole, A.Doce (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Make 26’/ Stojani 13′, Mërdhoqi 68′

Skënderbeu fiton me rezultatin minimal 1-0 në Korçë përballë Laçit. Ka qenë një lojë e mirë për korçarët, e shoqëruar me shumë raste për shënim, por të pashfrytëzuara nga sulmuesit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë është Kote ai që mendon të zgjidhë ndeshjen, kur pas një goditjeje të bukur me të majtën e çon topin në rrjetë. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund.
Llazi Saro

Vllaznia fiton dhe “kërcënon” kreun
VLLAZNIA – TIRANA 2-1
GOLAT: Vecaj 49′, Rajçeviç 76’/ Halili 17′
VLLAZNIA: Vjerdha, Prençi, Fangaj, Balaj, Zogaj, Brahimi (Kukaj 80′), Rajçeviç, Dema, Kola (Blinishta 60′), Vecaj, Hebaj (Hyseni 75′). Trajner: A.Noga
TIRANA: Dallashi, Nuriu, Bajo, Kuka, Koldashi, Dema, Doka (Joti 67′), Prendi, Halili (Tole 57′), Morina (Hoxha 71′), Sadiku (Cena 52′). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: I.Metani, B.Grepi, K.Cenaj (Durrës)
KARTON I VERDHË: Balaj

Vllaznia U-17 ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Tiranës, në ndeshjen e zhvilluar dje në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kanë qenë bardheblutë që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 17-të me anë të Halilit. Ekipi shkodran u mundua të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit në pjesën e parë, që u mbyll 0-1 për miqtë. Në pjesën e dytë Vllaznia e ka rritur presionin në portën bardheblu dhe ka arritur të barazojë shumë shpejt. Vecaj gjuan saktë dhe shënon, ndërkohë që Vllaznia merr zemër. Katër minuta para fundit të takimit Rajçeviç shënon edhe golin e fitores për shkodranët. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshime në rezultat. “Shënimi i golit të fitores vetëm në fundin e ndeshjes na dha emocione dhe mendoj se kjo fitore tregoi forcën e karakterit të skuadrës sonë. Po na ndodh shpesh që të pësojmë gol në fillim, por megjithatë djemtë përmbysin gjithçka”, – ka thënë pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë, Alban Noga.
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"