U-17/ Shkëndija dhe Skënderbeu s’ndalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2016 | 17:08

U-17/ Shkëndija dhe Skënderbeu s’ndalen

Tirana zhyt Olimpikun

burgaj u 17Tirana e Sulejman Memës ka fituar bindshëm ndaj Olimpikut. Dopieta e Zenunit dhe goli i Burgajt kanë bërë diferencën në këtë takim. Shtatlarti Zenuni, një nga më të mirët e paratërinjve bardheblu, zhbllokon shifrat që në minutën e 8-të. Më pas është Burgaj që dyfishon, ndërsa në pjesën e dytë, Zenuni vulos fitoren 3-0.Abdulla Dushku

Tirana – Olimpiku    3-0

Golat: Zenuni 8’, 69’, Burgaj 22’

Tirana: Kodra, Xhepa, Tamizi, Dragoshi, Burgaj, Peti, Isha (Doçi 41’), Xhymerti (Ismailati 56’), Zenuni (Tabaku 87’), Beshiraj (Bylyku 63’), Cake. Trajner: S.Mema

Olimpiku: Zagani, Hasrama, Hyka, Nela (Kodra 41’), Buco (Bicerri 74’), Spahiu (Smaçi 58’), Gasa, Gapi (Dushku 54’), Mici, Koçi, Picari. Trajner: E.Ruço

Gjyqtarë: A.Isufi, M.Bega, R.Isufi (Tiranë)

Shkëlqejnë kryesuesit

Shkëndija e Tiranës triumfon me “poker” ndaj Brinasit, duke rimarrë vendin e parë. Filllimisht është Kryeziu që mposht portierin Basha. Në minutën e 23-të Çokaj dyfishon shifrat pas një goditjeje goditje. Ndërsa në fraksionin e dytë është Frenki Xhunga që futet si zëvendësues dhe arrin të realizoj dy herë, duke vulosur fitoren 4-0.Abdulla Dushku

Shkëndija e Tiranës – Briansi   4-0

Golat: Kryeziu 16’, Çokaj 23’, Xhunga 48’, 57’

Shkëndija e Tiranës: Kullagini, Mersini (Lila 52’), Kllogjeri, Popaj (Lilo 36’), Stafasani, Çokaj, Duraj (Gurra 39’), Këndezi (Xhunga 41’), Mira, Kryeziu, Adroi (Zeqo 41’). Trajner: G.Mahmutaj

Briansi: Basha, P.Marku, Kruja, Veseli, Deliaj (Përdeda 60’), A.Marku, Dobra (Deda 41’), Mata, Rica, Tokri, Gjini (Haxhia 64’).

Trajner: Gj.Filipi

Gjyqtarë: K.Zharkalli, K.Rudho, D.Shkëmbi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Dobra 33’, Basha 56’

Vllaznia vuan, por fiton

Vllaznia- Akademia   1-0

Golat: Kraja 76’

Vllaznia: Qarri, Dani, Doçaj, Kraja, Tahiraga, Mehja, Zaja, Rahova, Rexhepi, Smajli, Marinaj. (U aktivizuan: Parubi, Karakaçi, Hasa, Paushani, Deda, Ymeri, L.Mehja). Trajner: N.Zhejani

Akademia: Ziri, Trokthi, Ballgjini, Agalliu, Haxhillari, Brahilika, Tuçi, Kullaj, Hajdëraj, Daxha, Rada. (U aktiviziuan: Koleci, Laho, Jahelezi, Daja, Llukaj, Hani). Trajner: A.Bushi

Gjyqtarë: N.Soko, B.Grepi, K.Kullolli (Tiranë)

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të vështirë në shtëpi kundër Akademisë së Futbollit që drejtohet nga menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi. Goli i triumfit ka ardhur vetëm katër minuta para përfundimit të takimit, kur Kraja shënoi pas një goditjeje brenda zonës. Akademia ka rezistuar mjaft, duke zhvilluar një lojë dinjitoze.Admir Uruçi

Laçi ndal Partizanin

Partizani – Laçi     1-1

Golat: Marku 76’ (aut) / Tuga 58’

Partizani: Aliko, Demiraj, Lala (Biti 41’), Ismaili, Vogli (Kënga 67’), Çali (Shehu 75’), Daci, Kodra (Gjyla 75’), Bozhani (Elmazi 62’), Duka, Haxhiu. Trajner: N.Çoçlli

Laçi: Marku, Stafa, M.Hoxha, Cakoni, Tuga (Lleshi 41’), Dani (Haxhiu 76’), Qerimi, Vuthaj, Koleci, Kasmi, Kodheli. Trajner: N.Tarazhi

Gjyqtarë: D.Muça, E.Gjoni, U.Kora (Tiranë)

 

Partizani i Nikolin Çoçllit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Laçit. Ka qenë një lojë pothuajse e barabartë, teksa pjesa e parë përfundoi pa gola. Në të dytën fillimisht kaluan në avantazh miqtë me anë të Tugës. Ndërsa afër fundit të lojës, mbrojtësi laçian Marku, ka shkaktuar një autogol, duke i dhënë barazimin të kuqve.Abdulla Dushku

Internacionali super

Internacional – Porto 5-0

Golat: J.Çela 6’, 14’, 26’, 29’, M.Çela 46’

Internacionali: Malaj, Osmani, Hekuri, Vogli, Murrja, Basha, Blakçori, Peti, Selenica (Kazhani 46’), M.Çela, J.Çela (Xhaferri 56’).

Trajner: L.Sengla

Porto: Gega, Pllumi, Gjoni, Gjeçi, Hoxha (Gjini 77’), Biba, Danaj, Toma, Marku, Troka (Djala 67’), Gjoka. Trajner: K.Reçi

Gjyqtarë: E.Spahiu, E.Qordja, A.Qyrbja (Tiranë)

Kartonë të kuq: Kazhani 63’ / Toma 63’

Internacional ka shkatërruar Porton, duke e mposhtur me shifrat 5-0. Ka qenë dita e Johan Çelës, i cili shënoi katër gola, duke bërë heroi për skuadrën e tij. Ndërsa një herë realizoi edhe M.Çela. Brenda 30 minutave të para u shënuan katër gola, teksa miqtë nga Lezha ishin të pafuqishëm për të përballuar furinë e skuadrës së Luan Sengles.Abdulla Dushku

Shpërthen Skënderbeu

Skënderbeu – Apolonia 6-0

Golat: Pejo 17’, Vangjeli 30’, Braçe 48’ (11-m), Dinglloshi 56’, 75’, Liqeri 68’

Skënderbeu: Braçe, Lisi, Pejo, Koçibelli, Ferhati, Llazar, Vangjeli, Bregasi, Goskova, Pëllumbi, Dinglloshi. (Shaqe, Cenolli, Liqeri).

Trajner: G.Liçi

Apolonia: Bakaj, Bogdani, Dafllas, Lushaku, Gashi, Fasko, Grembi, Mihana, Hoxhaj, Gjata, Pllumbaj. (U aktivizuan: Pema, Nasto, Rista, Meçaj). Trajner: O.Çuko

Skënderbeu kalon me goleadë Apoloninë, duke konsoliduar më shumë vendin e parë. Korçarët shënuan 6 gola, teksa ishte Pejo që hapi serinë në minutën e 17-të. Vangjeli dyfishoi brenda pjesës së parë, ndërsa në të dytën portieri Braçe nga pika e bardhë i çoi shifrat në 3-0. Ndërsa më pas dy herë Dinglloshi dhe Liqeri vulosën triumfin.Llazi Saro

Teuta i falet Konçit

Teuta- FK Dinamo 2-0

Golat: Konçi 45’, 55’

Teuta: Shala, Mema, Stefhasani, Konçi, Çollaku, Shtama, Gumeni, Hoxha, Lajtiha, Shytemerja, Koka. (U aktivizuan: Kapllani, Syziu, Lame).

Trajner: Sh.Kuçi

FK Dinamo: Koromani, Cina, Masha, Bilbili, Lami, Shametaj, Zeqiri, Paci, Qoshku, Osmanaj, Koçani. (U aktivizuan: Çipuri, Kodra, Zhuka, Brhasani). Trajner: Xh.Lloshi

Gjyqtarë: O.Çela, A.Met’hoxha, F.Greca (Lushnjë)

Teuta i ka bërë një nisje të bukur fazës së tretë, duke fituar me shifrat 2-0 ndaj Dinamos. Dygolëshi i Konçit i ka dhënë fitoren djemve të Kuçit, të cilat e kanë dominuar totalisht takimin. Skuadra durrëske ka pasur mundësinë që të shënoje edhe më anë të Kokës dhe Hoxhës, por ka shpërdoruara përpara portës së Koromanit disa raste flagrante.Jeton Rexhmati

Tris i Flamurtarit      

Flamurtari – AF Dinamo     3-0 

Golat: Malaj 14’, Haruni 31’, Musaraj 80’

Flamurtari: Qirko, Qarri, Bajramaj, Xhaferraj (Hysaj 76’), Mataj, Haruni (Aliko 76’), Aliaj (Balilaj 70’), Zeqaj, Malaj (Musaraj 63’), Zano (Lekaj 44’), Seferaj. Trajner: D.Resuli

AF Dinamo: Hoxha, Ndreu (Alla 25’), Demo (Bana 55’), Brahja, Laku, Lutaj, Uka (Ahmetaj 47’), Shehaj, Varfi, Nurja (Duqi 76’), Mehmetllari. Trajner: S.Malko

Gjyqtarë: B.Hajno, Q.Ruçi, G.Aliko (Sarandë)

Kartonë të verdhë: Aliaj, Mataj, Musaraj

Fitore bindëse e Flamurtarit ndaj AF Dinamos në startin e fazës së tretë. Ishte një ndeshje ku skuadra e drejtuar nga Dritan Resuli nuk e ka vënë asnjëherë në disktutim fitoren. Madje vlonjatët gjithçka e kanë zgjidhur që në pjesën e parë me dy golat e realizuar nga Malaj e Haruni. Ndërsa në limitin e takimit për kuqezinjtë shënoi Musaraj.Kastriot Brahimaj

Shkëndija D. nuk fal

Shkëndija e Durrësit – Besa     3-0

Golat: Karepi 53’, M.Hoxha 56’ Berisha 72’

Shkëndija e Durrësit: Vokli, Kastrati, Reçi, Disha, Dardha, Gacvaj, Xholi, M.Hoti, Hoxha, Karepi, Hoxha. (U aktivizuan: Habibi, Gjata, Dervishi, Lataj, Berisha). Trajner: A.Kërçova

Besa: Dobjani, Hoxha, Vogli, Xhindole, Ceva, Daja, Qarri, Allaj, kacbufi, Kasa, Zhava. (U aktivizuan: Xherri, Hodri, Kaja, Krasniqi, Gjoci). Trajner: I.Duro

Gjyqtarë: Xh.Mema, A.Vila, D.Sinani (Elbasan)

 

Shkëndija e Agron Kërçovës ka fituar pastër kundër Besës. Djemtë e Kërçovës nuk kanë arritur të gjejne golin në pjesën e parë, ku pavarsisht rasteve nuk kanë shënuar. Pjesa e dytë nis shumë mirë ku vendësit kalojnë në avantazh me anë të Karepit. Pa kaluar ende tre minuta dyfishin rezultatin M.Hoxha. Goli i tretë shënohet nga Berisha.Jeton Rexhmati

Në Elbasan s’ka fitues

ELBASANI – POGRADECI 0 – 0

GOLA: Nuk ka

ELBASANI: Dosti, Pali (Hanoli 41′), Bogdani, A. Muça, Xh. Bajrami (Ibërshimi 60′), F. Muça (Asllani 41′), Sadiku, S. Bajrami, Terolli (Ramzoti 41′), Dosku, Xhija (Bebi 41′). Trajner: S. Dalipi

POGRADECI: Totolaku (Basha 77′), Hykellari, Bego, Isallari, Biba (M. Maxhari 72′), Gjonaj, E. Maxhari, Hyko (Abazaj 74′), Rusi (Velia 68′), Demaj (Halimi 60′), Myzellari. Trajner: J. Gjata

GJYQTARË: E. Begaj, Xh. Agolli, D. Hasaj (Fier)

KARTON I KUQ: Isallari 58′

Elbasani dhe Pogradeci për 17-vjeçarë janë ndarë në paqe 0 me 0 në një ndeshje të mirë për të dyja kampet. Edhe pse vendasit kanë krijuar më shumë volum loje, nuk ia kanë dalë dot që të shënojnë golin e fitores. Edhe miqtë patën rastet e tyre, por për shumë minuta në pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak pas një kartoni të kuq ndaj Isallarit.Vladimir Mema

Lushnja, mjafton 1 gol

TOMORI – LUSHNJA     0-1

Golat: Basha 20’

FK TOMORI: Memlika, Qëngji, Tabaku, Kërkuta, Vera, Gjika, Hoxha, Demaj, Ismaili, Kovaçi, Vojaku. (U aktivizuan: Lireza, Manaj, Balla). Trajner: B.Fatia

LUSHNJA: Elezi, Korreshi, Dervishi, Likaj, Basha, Vrapi, Bano, Çemeri, Gjyshja, Ademi, Sina. (Ua aktivizuan: Tesho, Llazo, Lika).

Trajner: A.Hysko

Gjyqtarë: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)

Kartonë të verdhë: Elezi 13′, Vrapi 19′, Sina 30′

Tomori ka humbur minimalisht 0-1 përballë lushnjarve me gol të realizuar nga Basha në minutën e 20-të. Ka mjaftuar vetëm ky episodëpër të mbyllur sfidën me rezultat të pandryshuar. Për skuadrën e Tomorit kjo është humbja e dytë radhazi në shtëpi, ndërsa lushnjarët kryesojnë renditjen në grupin B të Kategorisë së Parë për paratërinj.Eris Sylyku

Barazim në Lezhë

BESËLIDHJA-ILIRIA  2-2

GOLAT: Gjergji 18’, N.Kovaçi 56’ / Gjini 28’, Ndreu 72’

BESËLIDHJA: Çerpja, Gjikola, Brunga, Dushkaj, R. Marku, Cali, Hoxha, Shtjefni, Gazulli, Gjergji, N. Kovaçi. (U aktivizuan edhe E. Kovaçi, N. Marku). Trajner: V. Sokoli

ILIRIA: Dobrozi, Beqiraj, Gjokeja, Gjini, Abazi, Sulaj, Xheleshi, Vatnikaj, Ndreu, Baçalli. (U aktivizuan edhe Xheka, Merdaj, Kraja)

Trajner: D.Gangu

GJYQTARË: H.Bundo, E.Beqiri, D.Përndreca (Tiranë)

KARTON I verdhë: Abazi 71’

Besëlidhja dhe Iliria kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Loja nisi e vrullshme nga të dyja skuadrat, por Besëlidhja ja arriti që të kalonte në avantazh me anë të Gjergjit. Miqtë barazojnë shpejt me Gjinin, ndërsa në pjesën e dytë shënohen edhe dy gola të tjerë. Për nga mënyra e lojës, barazimi ishte rezultati më i drejtë.Preng Gjikola

U-17

Kategoria Superiore

Grupi A   

Java e 19-të (19/20.03.2016)

Tirana – Olimpiku    3-0

Partizani – Laçi     1-1

Internacional – Porto 5-0

Vllaznia – Akademia  1-0

Shkëndija T. – Briansi     4-0

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Shkëndija T. 16 1 2    65-11      49
  2. Tirana 16 0    3    57-21      48
  3. Vllaznia 11 4    4    35-13      37
  4. Internacional 8 2    9    35-34      26
  5. Partizani 5 9    5    32-27      24
  6. Porto 7 1    11   32-49      22
  7. Laçi 5 6    8    27-47      21
  8. Akademia 5 3    11   24-47      18
  9. Olimpiku 4 1    14   17-50      13
  10. Brians 3 3    13   20-45      12

Java e 20-të    (26/27.03.2016)

Laçi – Vllaznia (10:00)

Olimpiku – Shkëndija T.    (10:00)

Akademia – Tirana    (10:00)

Porto – Partizani    (10:00)

Internacional – Briansi    (10:00)

Grupi B

Java e 19-të    (20.03.2016)

Skënderbeu – Apolonia 6-0

Flamurtari – AF Dinamo     3-0

Shkëndija D. – Besa  2-0

Teuta – FK Dinamo    2-0

Elbasani – Pogradeci 0-0

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Skënderbeu 16 3    0    55-13      51
  2. Flamurtari 12 3    3    30-6       39
  3. Teuta 10 3    6    36-28      33
  4. Shkëndija D. 9 4 5    31-22      31
  5. Elbasani 8 7    4    23-18      31
  6. Pogradeci 7 1    11   28-39      22
  7. FK Dinamo 5 6    8    22-28      21
  8. Besa 5 1    13   23-35      16
  9. AF Dinamo 5 2    12   19-38      14
  10. Apolonia 1 2    16   14-55      5

* AF Dinamos i janë zbritur tri pikë nga klasifikimi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës

Java e 20-të    (27.03.2016)

Elbasani – Apolonia  (10:00)

Pogradeci – Teuta    (10:00)

FK Dinamo – Shkëndija D.   (10:00)

AF Dinamo – Flamurtari     (10:00)

Besa – Skënderbeu    (10:00)

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e 13-të    (20.03.2016)

Besëlidhja-Iliria    2-2

Shkëndija B. e Tiranës-Kukësi   0-1

Kastrioti  pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Kukësi 9 1    2    39-10 28
  2. Shkëndija B. 8 0 3    32-12 24
  3. Besëlidhja 6 1    5    25-21 19
  4. Iliria 4 3    5    29-32 15
  5. Kastrioti 2 1    8    8-40 7

Java e 14-të    (27.03.2016)

Kukësi-Kastrioti     (10:00)

Besëlidhja-Shkëndija B. e Tiranës    (10:00)

Iliria     pushim

Grupi B

Java e 13-të    (20.03.2016)

Fieri-Luftëtari 2-1

Tomori-Lushnja  0-1

Bylisi-Vlora    (sot)

Butrinti   pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Lushnja 10 1    0    32-4 31
  2. Luftëtari 7 1    3    38-18 22
  3. Tomori 6 0    6    18-20 18
  4. Fieri 5 1    5    17-17 16
  5. Butrinti 4 2    5    24-26 14
  6. Vlora 2 2    6    14-20 5
  7. Bylisi 0 1    9    10-47 1

* Vlorës i janë zbritur tri pikë nga klasifikimi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës

Java e 14-të    (27.03.2016)

Lushnja-Bylisi  (10:00)

Vlora-Fieri     (10:00)

Luftëtari-Butrinti   (10:00)

Tomori     pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"