U-17 Elbasani nuk fal, shkëlqen Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2013 | 14:59

U-17 Elbasani nuk fal, shkëlqen Tirana

“Poker” i bardhebluve
DINAMO – TIRANA 1-4
GOLAT: Marinaj 62’/ Halili 18′, Çema 46′, Doka 66′, Morina 69′
DINAMO: Xhafaj, Kalemi, Mulaj, Bala, Sina, Dreni, Toçila, Simo, Gjuzi, Nazari, Abazaj. (U aktivizuan: Pojaku, Marinaj, Sterkaj, Shazivari, Hasaj). Trajner: Xh.Lloshi
TIRANA: Cara, Joti, Bajo, Kuka, Koldashi, Doka, Kl.Prendi, Sadiku, Çema, Morina, Halili. (U aktivizuan: Ponavia, Hoxhaj, Kr.Prendi, Dema, Abazi). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: A.Gjeçi, A.Bixhi, E.Zeqaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Dreni, Simo

Tirana ka mposhtur Dinamon në derbi me rezultatin e thellë 4-1. Bardheblutë kanë kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me Halilin. Pjesa e parë është mbyllur 1-0, ndërsa në 40 minutat e dyta loja ka qenë më e bukur. Tirana dyfishoi shifrat me Çemën, ndërsa Dinamo shkurtoi me Marinajn. I talentuari Doka trefishoi rezultatin më pas, ndërsa sulmuesi Morina vulosi fitoren.
Erjon Hamitaj

Mjafton një penallti
ELBASANI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 1-0
GOLI: Veli 66′ (11-m)
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Kalemi, Hidri, Dushku, Bullari, Veli, Meka. (U aktivizuan: Peqini, Dalipi, Shaban). Trajner: S.Dalipi
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Cërriku, Mustafai, Shala, Uka, Kutrolli, Cane, Peplokaj, Ajdini, Frroku. (U aktivizuan: Torka, Berisha, Shytermeja). Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: D.Kasa, K.Metani, Q.Çota (Kavajë)

Paratërinjtë elbasanas kanë rimarrë vendin e parë në krye të klasifikimit, teksa kanë mundur minimalisht 1-0 rivalin direkt, Shkëndijën e Durrësit. Një gol i Velit në minutën e 66-të me 11-metërsh ka bërë që djemtë e Dalipit të dalin në krye. Ka qenë një lojë e fortë, ku nuk kanë munguar edhe rastet për shënim, mirëpo pritjet e portierëve kanë bërë që të ketë vetëm një gol.
Vladimir Mema

Teuta fundos Partizanin
TEUTA – PARTIZANI 3-0
GOLAT: Trimi 5′, Hyka 8′, Mara 56′
TEUTA: Vata, Shala (Pistoja 71′), Liça (Dakoli 71′), Hajdini, Mitralozi, Hoxha, Nraxhi, Trimi, Vila, Hyka (Përkeqi 67′), Mara (Kalemi 59′). Trajner: G.Begeja
PARTIZANI: Selimi, Hasanaj (Taipi 46′), Orhanasi, Qoshri, Rami, Bregu (Balici 58′), Kurti (Ngjela 46′), Bajramaj, Lika, Gjoshi, Vllacaj. Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: R.Zeneli, S.Met-Hoxha, L.Prifti (Lushnjë)
KARTON I VERDHË: Nraxhi

Teuta mposhti dje në Durrës lehtësisht Partizanin me shifrat 3-0. Golat e shpejtë të Trimit dhe Hykës që në minutat e para i dhanë një goditje të rëndë Partizanit. Me gjithë përpjekjet e të kuqve, janë sërish bregdetarët që kanë mundësitë më të mira për shënim. Në pjesën e dytë Partizani shton presionin, por Teuta mbron mirë. Në minutën e 56-të Mara shënon dhe golin e tretë për durrsakët.
Roland Gjini

Bindin shkodranët
VLLAZNIA – OLIMPIKU 3-1
GOLAT: Hebaj 14′ (11-m), Pusi 16′, Dema 80’/ Kaimi 36′
VLLAZNIA: Hoxha, Premçi, Frangaj, Balaj, Zogaj, Blinishta, Rajçeviç, Kaçubela, Dema, Hebaj, Pusi. (U aktivizuan: Hoti, Hyseni, Mujaxhi, Brahimi). Trajner: A.Noga
OLIMPIKU: Novakaj, Kaimi, Gjalpi, Spahiu, Gazheli, Baze, Hoxha, Trimi, Mehmeti, Lekgegaj, Daja. (U aktivizuan: Bushi, Çervanaku). Trajner: A.Baze
GJYQTARË: E.Gjoka, E.Hoxha, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Olimpikut. Një triumf, që ka marrë rrugë që në pjesën e parë, ku janë shënuar dy gola brenda 2 minutave. Fillimisht ka qenë Hebaj nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Pusi dyfishoi shifrat pak sekonda më pas. Në këtë pjesë për miqtë ka shënuar Kaimi. Në pjesën e dytë djemtë e Nogës arritën të vulosnin fitoren me anë të Demajt në fund.
Admir Uruçi

Ivani nderon Shkëndijën
SHKËNDIJA E TIRANËS – BESA 6-1
GOLAT: Osmanollaj 33′ (11-m), Noka 48′, Ivani 54′ (11-m), 70′, 71′, 77’/ Çela 64′ (11-m)
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri (Papa 63′), Nori, Domgjoni, Kastrati, Harruni, Noka (Duka 63′), Kaçupaj, Koka (Babaj 75′), Osmanollaj (Haruni 66′), Mici (Goleci 65′), Ivani. Trajner: L.Pinari
BESA: Dajsinani, Brahimaj, Shaba, Uku, Cara, Efica (Deliu 65′), Gjuzi (Shima 58′), Bishovi (Habilaj 68′), Hoxha, Çela, Metolli (Merhori 62′). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: K.Bajramaj, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Haruni 72’/ Shaba 64′

Shkëndija ka shkatërruar Besën 6-1, teksa 4 gola ka shënuar Paolo Ivani, që është i vetmi futbollist në kombëtaren U-17 që luan në kampionatin vendës. Ka qenë një lojë e shkëlqyer e këtij lojtari, ku janë bashkuar teknika e forca, zhdërvjelltësia dhe korrektësia. 3 penallti ka akorduar gjyqtari në këtë ndeshje, nga të cilat dy u përkasin vendësve dhe një miqve nga Kavaja.
Abdulla Dushku

Skënderbeu fiton derbin
POGRADECI – SKËNDERBEU 1-2
GOLAT: Liçkollari 24′ (11-m)/ Menko 10′, Gjançi 74′
POGRADECI: Baci, Molla, Laraku, Kozmallari, Yzellari, Mukollari, Kelo, Manellari, Liçkollari, Veizi (Dervishi 54′), Selko (Hajrulla 60′). Trajner: F.Fetollari
SKËNDERBEU: Dramolli, Isa, Qeleshi, Lika, Tona, Koto (Myrtezai 60′), Make, Menko, Zyberi, Gjançi (Këndezi 77′), Foto. Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: D.Muça, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Pogradeci pësoi humbjen e parë në fushën e vet, duke iu larguar kreut të renditjes. Në derbin me Skënderbeun liqenorët janë ndëshkuar 6 minuta afër fundit. Loja në përgjithësi ishte e barabartë, çka u duk që në pjesën e parë, e cila përfundoi në barazim pas golave të Liçkollarit për vendësit dhe Menkos për miqtë. Në fund ka qenë Gjançi, i cili u dhuroi fitoren korçarëve.
Pëllumb Starova

Gola dhe spektakël
SHKËNDIJA “B” E TIRANËS – VLLAZNIMI 6-1
GOLAT: Xhixha 17′, 37′, 80′, Haxhiu 27′, Mala 58′, Kratellari 89’/ Behluli 53′
SHKËNDIJA “B” E TIRANËS: Gjonaj, Vathi, Lugaj, Lamaj, Paraj (Metani 79′), Therçaj (Morina 41′), Rushati, Haxhiu (Shehi 83′), Mala (Pushaj 83′), Xhixha (Zenelak 81′), Kratellari. Trajner: Sh.Kumbarçja
VLLAZNIMI: Hila, Gerdani (Kraja 41′), Kakini (Bajraku 79′), Lugjaj, Smalaj, Mema, Malesija (Syjavej 27′), Behluli, Dallnesi (Bilali 83′), Kraja, Gogla (Piroviq 61′). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: E.Muka, D.Mema, L.Cani (Tiranë)

Shkëndija “B” e Tiranës ka fituar thellësisht 6-1 ndaj Vllaznimit. Ka qenë një lojë spektakolare dhe me shumë gola nga ana e talenteve vendës, që po stërviten mjaft mirë nga tekniku Shpend Kumbarçja. Në ndeshjen ndaj Vllaznimit, djemtë e shkollës “Loro Boriçi” kanë dhuruar spektakël me kombinimet e dysheve Mala-Kratellari dhe Haxhiu-Xhixha. Ky i fundit shënoi tre gola.
Abdulla Dushku

“Shpërthen” Burreli
BURRELI – SKAMPINI 7-4
GOLAT: Canameti 5′, 60′, Boça 17′, 79′, Gjoni 30′, Pasha 70′, Cevani 75’/ Balla 1′, 63′, Halili 47′, Çopia 69′
BURRELI: Koca (Marku 75′), Beqiri, Dervishi, Milkurti (Cevani 41′), Pasha, Boça, Brahasani (Balliu 41′), Canameti, Gjoni. Trajner: Vladimir Gjoni
SKAMPINI: Qosja, Oxhalli (Popa 42′), Sharra, Dyrmishi (Tafa 55′), Kushi, Koçi (Qosja 67′), Barjami, Xhafa, Halili, Çopia, Balla. Trajner: A.Skënderi
GJYQTARË: I.Ujka, E.Veseli, Sh.Ziri (Fushë-Krujë)
KARTON I KUQ: Lushi 51′

Burreli U-17 ka mposhtur në “Liri Ballabani” Skampinin, në një ndeshje që ka prodhuar 11 gola dhe që në fund rezultati u buzëqeshi vendësve. Canameti dhe Boça janë bërë protagonistë me nga dy gola secili. Kjo ndeshje solli një kënaqësi të veçantë për trajnerin Vladimir Gjoni, si dhe për të pranishmit në stadium, që ishin kryesisht prindërit e lojtarëve të të dyja skuadrave.
Dritan Kurti

Triumf me vuajtje
LUSHNJA – BUTRINTI 1-0
GOLAT: Dervishi 80′
LUSHNJA: Hasa, Dervishi, Kadiu, Lleshi, Zaimi, Kaja, Zhupa, Kasapi, Jonuzaj, Çela, Hila. (U aktivizuan: Quka, Zdrava). Trajner: A.Hysko
BUTRINTI: Zani, Hoxha, Guma, Çipa, Pirra, S.Hoxha, Meto, Pirro, Zotaj, Pashtuni, Koçja. (U aktivizuan: Mahmutaj, Kume). Trajner: L.Risti
GJYQTARË: A.Kanani, A.Hyseni, S.S.Shehu (Fier)

Ka qenë një ndeshje vërtet emocionuese ajo mes Lushnjës dhe Butrintit. Djemtë e drejtuar nga Arben Hysko kanë arritur të marrin një fitore me shumë vlerë, duke qenë në krye të tabelës për Kategorinë e Parë. Edhe pse e zotëruan krejt lojën, duhej të vinte minuta e fundit që, nga një goditje këndi, mbrojtësi Dervishi të gjuante me kokë dhe të shënonte golin e fitores.
Armand Nezha

Rikthehet Kukësi
KUKËSI – APOLONIA 4-0
GOLAT: Istrefi 50′, 71′, Demhasa 78′, Domi 80′
Kukësi: Batusha, Germizi, Lleshi, G.Cena, A.Cena, Duraku, A.Dida, Haxhiu, Istrefi, Onuzi (Demhasa 70′), Domi. Trajner: A.Bela
APOLONIA: Hysa, Velo, Çelaj, Troka, Lizaj, Mehmetaj, Sulaj (Gashi 38′), Zeqo (Ramaj 78′), Tomori (Hysi 52′), Berisha, Hënza. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: L.Jubani, D.Germusha, B.Dragusha (Shkodër)

Paratërinjtë e Kukësit kanë fundosur bashkëmoshatarët e tyre nga Fieri me rezultatin 4-0. Të katër golat janë shënuar në pjesën e dytë. Istrefi është bërë protagonist me një dopietë, ndërsa Demhasa dhe Domi kanë vulosur fitoren e ekipit të Belës. Apolonia ka qenë e pafuqishme për të reaguar, ndërkohë që kuksianët i kanë pasur mundësitë për të shënuar edhe gola të tjerë.
Jonuz Hallaçi

Përmbysje e Shkumbinit
SHKUMBINI – LUFTËTARI 3-2
GOLAT: Ballhysa 17′ (11-m), 58′ (11-m), Çela 74’/ Koshi 26′, Çani 35′
SHKUMBINI: Zeka, Ballhysa, Kosta, Qejvani, Gjevori, Sulkja, Saja, Koni, Çela, Jashari, Lluca. Trajner: Ç.Saja
LUFTËTARI: Buxaj, Matushi, Kola, Lena, Llavanditi, Koshi, Çela, Poçi, Bajo, Mahmutaj, Çani. (U aktivizuan: Halilaj, Buxaj). Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Shkodrani, E.Dume (Elbasan)

Paratërinjtë e Shkumbinit kanë arritur një fitore të vështirë, por të merituar përballë Luftëtarit, madje duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë, që ishte në favor të miqve në shifrat 1-2. Në pjesën e dytë, peqinasit kanë luajtur më mirë, duke shënuar dy herë me anë të Llucës e Ballhysës. Ky i fundit u bë protagonist me realizimin e dy golave nga pika e bardhë.
Fatmir Ahmeti

BESËLIDHJA – BRIAN’S 0-0
GOLAT: S’ka
BESËLIDHJA: M.Prendi, Lushaj, Gazulli, A.Marku, Gega, Hila, Malaj, Kaçaçi, Luka, Kasneci, R.Prendi. (U aktivizuan: Prodani, Dedëgjonaj, Frani). Trajner: O.Gjurashi
BRIAN’S: Geqi, Fetaj, Gjoni, Bushi, Pëllumbi, Smaçi, Gjoka, Gjini, E.Marku, Xh.Marku, Miloti. (U aktivizuan: E.Prendi, Elezi). Trajner: V.Sokoli.
GJYQTARË: B.Çopo, M.Sadikaj, L.Koçi (Durrës)
KARTON I VERDHË: Miloti 58′ Preng Gjikola

ALBPETROLI – TOMORI 0-0
GOLAT: S’ka
ALBPETROLI: Gjikondi, D.Mehmeti, Ferko, Lapshi (Fasaj 43′), Xhafaj, Asimetaj, Lakrori, K.Mehmeti, Zyka, Hyka, Saliaj (Mici 23′). Trajner: E.Yzeiri
TOMORI: Çela, Myrtaj, Sherifi, Gjimia, Kokori, Shinko, Dragoti, Draba, Ferra (Lama 51′), Adiraj (Papa 65′), Ramadani. Trajner: S.Dule
GJYQTARË: A.Merdani,F.Kasaj,B.Seferaj. Vlor.
KARTONË TË VERDHË: Lakrori 27’/ Dragoti 53′
KARTON I KUQ: Lakrori 62′
Mario Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"