U-17, Bylisi drejt përjashtimit, FSHF-ja: Nuk ka paguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2016 | 17:29

U-17, Bylisi drejt përjashtimit, FSHF-ja: Nuk ka paguar

Grupmoshat e Bylisit rrezikojnë të përjashtohen nga kampionati U-17 dhe U-19. Shkak është bërë mospagesa prej 2.7 milionë lekësh të vjetër në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo konfirmohet për “Panorama Sport” nga FSHF-ja. “Pasi e kemi toleruar disa herë, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Bylisi duhet të paguajë, ashtu si të gjitha klubet e tjera”, kanë thënë dje për gazetën burime zyrtare në institucionin e futbollit.

U-19

Mirëpo, shumë i ashpër ka qenë reagimi i drejtuesve të klubit ballshiot përmes administratorit Daniel Mustafaraj. “Me Bylisin është kthyer personale, vetëm pse kërkuam një të drejtë, zhvillimin e ndeshjes me Pogradecin të shtunën dhe jo të dielën. FSHF-ja, ajo që reklamon sikur ndihmon fëmijët, sikur mendon për të ardhmen e futbollit, sot (dje) u tall me djersën e dhjetëra prindërve. Dhe mbi të gjithë me pasionin e dhjetëra fëmijëve. Në ndeshjen Fieri-Bylis për U-17, FSHF paturpësisht nuk solli arbitër duke i urdhëruar ata, me idenë se ka detyrime të papaguara.

A mund të ofendohet më tepër naiviteti i atyre fëmijëve, që nuk duan t’ia dinë për para?! FSHF-ja që ka rreth 170 mijë euro dhe 20 mijë franga detyrime ndaj klubit të Bylisit, që fshehu Fondin e Solidaritetit për fëmijët, donte që të anulohej ndeshja. Por, ne si klub i çuam të rinjtë me paratë tona, për t’i dhënë shembullin FSHF-së, që për të ardhmen e futbollit, ata që e duan këtë sport, nuk kursehen. Por, është skandal të tallesh me të rinjtë!”, ka thënë dje administratori i Bylisit.

15231630_10209704251235178_1364199604_o

Shkëndija B. nuk fal

Shkëndija B. e Tiranës ka triumfuar 3-0 ndaj Briansit, që ka mundur të rezistojë vetëm gjatë pjesës së parë. Në minutën e 38-të ishte Marku që kaloi në avantazh vendësit, ndërsa në pjesën e dytë u bë protagonist Grejsi Mërgjyshi, që realizoi dy gola afër fundit.

Abdulla Dushku

Shkendija

Veleçiku merr 3 pikë

Veleçiku u rikthye te fitorja në shtëpi, teksa mposhti dje Ilirinë. Ishte një triumf i merituar nga vendësit, që shënuan në minutën e 14-të me Rigres Xhahysën. Në pjesën e dytë ishte Keçaj që shënoi golin e qetësisë, ndërsa Gjoni për miqtë nga Fushë-Kruja shkurtoi shifrat.

Veleciku

Esat Ymeri

Tabela 1

Triumf me vuajtje për Apoloninë

Një gol i Sotës në minutën e 72-të i ka dhënë fitoren Apolonisë ndaj ekipit privat elbasanas, Pepa. U zhvillua një lojë e fortë dhe e bukur, me dy ekipe të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, rastet më të pastra për shënim i krijuan lojtarët skuadrës fierake.

Mikel Mbriçaj

Apolonia

Butrinti ngjitet i dyti

Butrintit i mjaftoi gol i Nikollës në minutën e 20-të për të marrë një fitore kundër Vlorës. Ekipet krijuan shumë raste, por nuk arritën të shënojnë më shumë gola. Në fund triumfuan sarandjotët, që janë përkohësisht të dytët, duke pritur ndeshjen e sotme TomoriLuftëtari.

Butrinti

Gerald Bregu

Tabela 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"