“Tymos 40 mijë dollarë marijuanë në muaj”, Majk Tajson nuk njeh limite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 8:44

“Tymos 40 mijë dollarë marijuanë në muaj”, Majk Tajson nuk njeh limite

Majk Tajson nuk njeh limite. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, sa herë që shfaqet para mediave, shkakton “tërmet” me deklaratat dhe sjelljen e tij.

Tajson

Vetëm një muaj më parë ai ishte shprehur se është një djall i larguar nga ferri, ndërkohë që disa ditë më parë i shokoi të gjithë, duke deklaruar se kishte përdorur urinën e fëmijëve të tij për të shpëtuar në testet antidoping. Por, legjenda e boksit nuk mjaftohet me kaq, pasi së fundmi ka tërhequr përsëri shumë vëmendje në gjithë botën.

Tajson3

Siç dihet, Majku “i hekurt” prej një viti është kthyer në një sipërmarrës. Ai është pronar i një kompanie në Los Anxhelos, ku kultivon marijuanë për qëllime mjekësore, duke qenë se në Kaliforni diçka e tillë lejohet me ligj.

Marjuana

Ndërkohë, 53-vjeçari ja ku “shokon” përsëri”: “Tymos afërsisht 40 mijë dollarë marijuanë në muaj”, deklaron legjenda. Kjo konfirmohet edhe nga Eben Brajton, ortak i ish-boksierit, i cili është shprehur se Tajson së bashku me disa punonjës të tjerë tymosin rreth 10 tonë marijuanë në mua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"