Turneu ‘UEFA Development’ U-16 për vajza, zbardhet lista me 22 futbollistet e grumbulluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2023 | 11:30

Turneu ‘UEFA Development’ U-16 për vajza, zbardhet lista me 22 futbollistet e grumbulluara

Turneu ‘UEFA Development’ do të zhvillohet në vendin tonë në datat 7-12 mars ku veç Shqipërisë do të marrin pjesë edhe Kosova, Andorra e Moldavia. Kombëtarja U-16 për vajza e cila drejtohet nga trajneri Agustin Kola do të nisë grumbullimin të shtunën e 4 marsit në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni.

kombetarja-u-17-grumbullim-tetor-2022-vajza-agustin-kola-2048x1365

Tekniku kuqezi ka bërë publike këtë të premte listën me 22 lojtaret e ftuara për këtë turne, teksa ndeshjet do të luhen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Pjesa më e madhe e futbollisteve të thirrura për këtë turne aktivizohen në kampionatin vendas U-16 për vajza, teksa katër prej tyre vijnë nga kampionati i futbollit për vajza në Kosovë, Suedi e Amerikë.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ajo ndaj Moldavisë më 7 mars, në ora 14:30, ndërsa më 9 mars do të luajnë përballë Kosovës në po të njëjtën orë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e këtij turneu zhvillimor, është ajo ndaj Andorrës, në ora 09:30.

Turneu ‘UEFA Development U-16’ për vajza do të ngrejë siparin e shumë turneve të UEFA-s që do të zhvillohen në vendin tonë përgjatë këtij viti. Nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s do të zhvillohen disa turne në Shqipëri, si edhe disa turne të fazave kualifikuese për djem e vajza, dhe turneu ‘Elitë’ për djemtë e moshës U-17.

Më poshtë edhe lista e plotë me lojtaret e grumbulluara nga trajneri Agustin Kola për turneun ‘UEFA Development’ U-16:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"