Troisi: Turbina në formë, e mundim Pogradecin me çdo kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2020 | 12:38

Troisi: Turbina në formë, e mundim Pogradecin me çdo kusht

Të martën pasdite, Turbina ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e mesjavës në kampionat. Cërrikasit kanë zhvilluar një seancë të lehtë përgatitore, ku kanë praktikuar edhe skemat e fundit në prag të përballjes me Pogradecin. Trajneri brazilian i Turbinës, Marcelo Troisi, në prag të këtij takimi thotë se skuadra është në formë, ndaj nuk pret hap fals as ndaj pogradecarëve.TROISI

“Jemi gati për sfidën me Pogradecin, një kundërshtar që ka një skuadër të fortë. Kështu që, duhet të bëjmë kujdes për të mos bërë ndonjë hap fals në këtë takim. Do ta mundim Pogradecin me çdo kusht, pasi na duhet shumë ky trepikësh. Luajmë në fushën tonë dhe kjo gjë na favorizon shumë.

Jo vetëm kaq, por jemi dhe më lart se ata në pozicionim. Ekipi është në formë pas barazimit në Lushnjë dhe jam i kënaqur që u zhbllokua sulmi. Pres nga sulmuesit të shënojnë dhe në këtë takim të fundit të fazës së parë. Do të synojmë ta mbyllim pozitivisht vitin 2020, për t’u pozicionuar në një vend komod në renditje”, u shpreh trajneri i Turbinës, Marcelo Troisi, për “Panorama Sport”. MARIGLEN MIRAKA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"