Triumfuan ndaj Grojer Furthit, Mateus analizon skuadrën e Nagelsmanit: Ky Bajern, i vështirë për t’u ndalur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 12:21


Triumfuan ndaj Grojer Furthit, Mateus analizon skuadrën e Nagelsmanit: Ky Bajern, i vështirë për t’u ndalur!

Lotar Mateus analizoi ndeshjen e mbrëmshme të Bajernit duke thënë se skuadra e Nagelsmanit ka hyrë shpejt në lojën e saj duke dërrmuar kundërshtarin më të gjitha mënyrat.

Mateus

“Mendoj që Bajerni dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Skuadra e Nagelsmanit ka krijuar identitetin e saj falë një loje të bukur duke zotëruar topin dhe duke krijuar shumë raste.

U bënë disa ndeshje që loja është në rritje dhe tani në skuadër nuk shënon vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë të cilët luajnë më afër zonës kundërshtare.

Ata (Bajerni) do të vazhdojnë të jenë favoritët kryesorë për të fituar kampionatin nëse luajnë siç kanë bërë në këto gjashtë javët e para”, tha ish-kapiteni legjendar i skuadrës më të titulluar në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/