Triumfuan me goleadë, Klevis Dalipi habit me deklaratën: I pakënaqur nga Apolonia për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 14:30

Triumfuan me goleadë, Klevis Dalipi habit me deklaratën: I pakënaqur nga Apolonia për…

Klevis Dalipi e quan “detyrim” fitoren. Trajneri i Apolonisë u kënaqet pikëve dhe golave, por ka disa rezerva ende:

dalipi

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse luanim në shtëpinë tonë. Pavarësisht se fitorja mund të quhej ‘detyrim’ në Fier, prioritet kishte paraqitja.

Arritëm të shënojmë pesë herë, por të them të drejtën jam i pakënaqur me dy golat e pësuar. Jemi të vetëdijshëm që ende kemi shumë punë për të bërë, vetëm kështu do të përmirësohemi.

Duhet të jemi më të kujdesshëm e më vigjilentë në vazhdim. Sado që kemi grumbulluar katër pikë në dy javët e para të kampionatit, personalisht mendoj se është vetëm fillimi dhe ne të gjithë duhet të jemi me këmbë në tokë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"