Triumfi me Andorrën, Bushi “qan” rastet e humbura: Duhet ta kishim zgjidhur shpejt ndeshjen, na mungon një qendërsulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 9:47

Triumfi me Andorrën, Bushi “qan” rastet e humbura: Duhet ta kishim zgjidhur shpejt ndeshjen, na mungon një qendërsulmues

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i gëzohet marrjes së 3 pikëve ndaj Andorrës, ndonëse “qan” rastet e humbura. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Bushi theksoi se po e vuajnë dëmtimin e disa qendërsulmuesve.

bushi

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, pasi Andorra luan shumë në mbrojtje dhe duhet ta kishim zgjidhur shpejt ndeshjen, në fakt. Krijuam disa raste në pjesën e parë dhe do të ishte më i lirshëm ekipi nëse do të kishim shënuar më herët.

Neve na mungon një ‘pykë’ e mirëfilltë në sulm, pasi të tre lojtarët me këtë karakteristikë i kemi të dëmtuar, si Tucin, Bullarin dhe Çunin. Gjithsesi, rëndësi kanë tri pikët, por edhe nga loja nuk mund të them se nuk jam i kënaqur, edhe pse pres më shumë. Kjo ndeshje na bën optimistë para përballjes me Slloveninë”, deklaroi kreu i pankinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"