Treshja e sulmit ngroh Duron, Laçi në formë përpara finales së Kupës përballë Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 8:43

Treshja e sulmit ngroh Duron, Laçi në formë përpara finales së Kupës përballë Vllaznisë

Laçi do të kërkojë të martën në “Air Albania” fitimin e Kupës së tretë në historinë e klubit. Për herë të parë kurbinasit përballen në finale me Vllazninë, duke diskutuar trofeun në një derbi verior. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro e mbylli kampionatin në vendin e dytë, një pozicion historik që prej themelimit të klubit në vitin 1962.

LACI

Tashmë bardhezinjtë duan t’i bëjnë një mbyllje fantastike sezonit, duke fituar edhe kupën e Shqipërisë, në një kohë që këtë trofe më parë e kanë festuar në vitet 2013 dhe 2015.

Në prag të ndeshjes me shkodranët situata te kurbinasit është mjaft optimiste. Në sfidën e javës së fundit të kampionatit trajneri Duro provoi thuajse gjithë lojtarët që ai mendon se do të jenë pjesë e formacionit në finale.

Ajo që ngroh më shumë kreun e pankinës në këtë moment është forma e mirë që po kalon kryegolashënuesi Saliu Guindo, si dhe sulmuesit e krahut, Mentor Mazrekaj e Adeleke Akiniemi. Kjo treshe pritet të jetë nga minuta e parë edhe ndaj Vllaznisë, duke dhënë garanci për golat e kurbinasve.

Dilemat e vetme të trajnerit para kësaj finaleje janë në mbrojtje, pikërisht në qendër dhe në krahun e majtë të saj. Një mesVelkoskit, Malotës dhe Ignjatoviçit do të ulet në stol, ndërsa për pozicionin e krahut tëmajtë ka balotazh mes Turkajt dhe Zikos.

Gjithsesi, për trajnerin e rëndësishme në këtëmoment është se nuk i mungojnë alternativat në çdo repart. Edhe mesfusha me Shehun,Deliun, Ujkën dhe Qaton, qëka shënuar dy herë së fundmi, po kalon një momentshumë të mirë. Pritet që Laçitë grumbullohet që tri ditëpara ndeshjes, në mënyrë qëskuadra të punojë e qetë nëditët e pragfinales.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"