Tre kuqezinj në Turqi, Silvinjo s’preferoi asnjë/ Endri Çekiçi del i lirë, ja skuadra që interesohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 20:56

Tre kuqezinj në Turqi, Silvinjo s’preferoi asnjë/ Endri Çekiçi del i lirë, ja skuadra që interesohet

Endri Çekiçi është në radarin e Trabzonsporit. Kështu të paktën shkruajnë mediat turke për mesfushorin shqiptar që aktivizohet te Koniaspor.

cekici

Në fund të këtij sezoni, pogradecarit i mbaron kontrata dhe del lojtar i lirë dhe kështu që mund të jetë një opsion për ekipin tjetër turk.

Aktualisht Çekiçi vuan nga një dëmtim në këmbë dhe nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e djeshme kundër Sivasporit, e fundit në kampionat.

Ndërkohë sa i përket grumbullimit me ekipin kombëtar, 26- vjeçari nuk është përfshirë në listën e Silvinjos. Braziliani nuk e preferoi në muajin mars kundër Polonisë, por edhe këtë herë për dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ai nuk është grumbulluar.

ROSHI E LENJANI- Më herët dy apo tre lojtarë nga kampionati turk ishin pjesë e listës së ekipit kombëtar, por këtë herë në emrat që Silvinjo ka thirrur, nuk ka asnjë futbollist që aktivizohet në Turqi. Në sy bie edhe mungesa e Odise Roshit, pjesë e rëndësishme e Kombëtares ku numëron 70 ndeshje që prej vitit 2011.

Mesfushori ka kaluar disa dëmtime të lehta këtë sezon dhe minutazhi nuk ka qenë ai që pritej. Gjithashtu një tjetër futbollist që u la jashtë nga Silvinjo është Ermir Lenjani, po i aktivizuar në Turqi me Umraniesporin. Jo çdo gjë ka shkuar mirë për anësorin e majtë, i cili nuk ka marrë shumë minuta, por edhe ekipi i tij ka pasur një sezon të dështuar, dukë rënë nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"