“Tre futbollistë do të rikthehen në janar”, Maldini: Dëshira jonë me Leaon është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 14:24

“Tre futbollistë do të rikthehen në janar”, Maldini: Dëshira jonë me Leaon është që…

Tensioni i ndeshjeve të mëdha, por edhe vetëdija se e presin sfida në rolin e drejtuesit. Paolo Maldini pret përgjigje në fushë nga Milani, teksa vetë merret me ndërtimin e skuadrës tek e cila do të ndërhyhet me afrime, por edhe rinovime. Të gjitha këto tema, legjenda i ka prekur në intervistën e dhënë për televizionin e klubit.

maldini

Si është situata në skuadër?

Kemi shumë të dëmtuar dhe disa prej tyre janë rëndë. Tre futbollistë do të kthehen në janar, por në këto dy vite e gjysmë kemi hedhur hapa pa nxjerrë justifikime. Ky është një nga sekretet e këtij Milani.

Çfarë do të dëshironit të shihnit këtë sezon?

Ekipi vjet shfaqi kurajë sepse besuam te titulli që në fillim të sezonit. Kur e ke për herë të parë është e vështirë të përsëritesh, megjithatë pres që të konfirmohemi kampionë të Italisë dhe të kalojmë fazën e grupeve në Champions. Nevojitet një vëmendje shumë e lartë dhe kjo e bën shumë të ndërlikuar planin tonë.

U jepni këshilla lojtarëve për ndeshjet e nivelit të lartë?

Janë situata që duhet t’i zbulojnë vetë. Në këto sezone kemi treguar kurajë. Djemtë e kanë kuptuar se frika mund të na nxjerrë nga natyra jonë dhe se rritja kalon pikërisht nga të tilla ndeshje.

Me Leaon keni komunikuar? Ka talent të pastër. Ishte 20 vjeç kur erdhi te Milani. Unë mbaj mend që në moshën 20- vjeçare nuk e kisha gjithë atë siguri. Secili prej nesh ka një rrugë të ndryshme, por unë e ndieja presionin.

A do të rinovojë?

Vullneti i klubit nuk mungon si ndaj tij, por edhe ndaj Benaserit apo Kalulusë. Dëshira nuk na mungon, por dihet që do të duhet të ulemi në një tavolinë për të biseduar. Sipas mendimit tim, Milani është vendi i duhur për zhvillimin e plotë të Rafaelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"