“Trashit dhe Idrizajt i hynin maunet nga krahët”, Starova: Me ekipet kombëtare jemi kilometra larg Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 23:31

“Trashit dhe Idrizajt i hynin maunet nga krahët”, Starova: Me ekipet kombëtare jemi kilometra larg Kosovës

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, tashmë në rolin e analistit, ka dhënë komentin e tij në lidhje me sfidat e zhvilluara në javën e 18-të të Kategorisë Superiore. I ftuar në emisionin “Pressing”, Bobi e ka cilësuar rikthimin e garës zhgënjyese. Ai foli gjithashtu edhe për diferencat mes futbollit kosovar dhe atij shqiptar, si dhe u ndal te ekipet pretendente për titullin në Superiore.

Starova

“Me ekipin kombëtar, jemi kilometra mbrapa nga Kosova. Tani, futbolli në Kosovë ka ritme të mëdha, por e dimë shumë mirë se vitet e shkuara kanë vuajtur shumë, duke u stërvitur në fusha të këqija dhe s’kishin stadiume. Por futbolli vetëm po rritet në Kosovë dhe do të arrijë nivele të mëdha.

Rikthimi i garës ishte pak zhgënjyes. Ka filluar numërimi mbrapsht në Superiore. Kanë filluar gabimet e skuadrave, të arbitrave. Nuk ka më që nuk kemi arritur te gjysma, por e kemi kaluar dhe po i afrohemi fundit. Kemi Kukësin që kishte rastin më të madh për t’u shkëputur, por tregoi një zhgënjim të madh kundër lojtarëve anonimë, jo për të ulur Gjirokastran. Luftëtari ka një ekip “baby” dhe duhet ta humbte atë ndeshje. Kukësi është një skuadër që nuk mund të themi se do të dalë kampion, as Partizani. Janë thelluar problemet te faza difensive Partizanit.

Kukësi, Tiranë, Partizan, nuk kanë asnjë gram më tepër se Laçi dhe Bylis. Teutën do e shohim me blerjet që ka bërë, por ka një tregues shumë të ulët të golave të shënuar. Pse them Laçi dhe Bylis? Se kanë treguar qëndrueshmëri. Kukësit u mungon shpirti i garës, Tirana ka probleme në prapavijë. Vangjeli dhe Muça në qendër ka rregullu diçka, por Tirana nuk ka bërë ndërhyrje në prapavijë.

Oshilacionet vijnë te Skënderbeu se është për t’i thënë Skënderbe bebi. Është Gripshi titullar me dy kampionate, imagjino se sa skuadër e re është. Skënderbeu nuk është ë vërtetë që është kockë e fortë në shtëpi të vet se e kanë mundur, por nga përbërja që është skuadër e re, i ka këto rezultate, i duhet të luajnë të gjithë titullarët shumë mirë”

Sormani dhe problemet e Partizanit- Sormani ka vepruar mirë si specialist që ka ruajtur moralin e skuadrës se çdo gjë që tha nuk ishte e vërtetë përveç penalltisë që mund të kthente ndeshjen. Unë nuk pashë gjë pozitive, përkundrazi alarmante, edhe kur ishin 11 vetë. Iu shtua problem i fazës defensive si repart, mungesa e Boldor bën të vetën, edhe pse është kritikuar mënyra e lojës. Dy qendrat nuk mbajnë dot veten e jo më gabimet e Trashit e Idrizajt që u hyjnë maunet nga krahët. Dhe ai është një i huaj që ka qenë këtu, imagjinoni të vinte një që nuk e njeh. Atij i duhet kohë për të harmonizuar këto që ishin”, u shpreh Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"