Transferimi tek PSG-ja, Tiago Silva zbulon prapaskenat: Ibra më kërcënoi kur firmosa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 11:44

Transferimi tek PSG-ja, Tiago Silva zbulon prapaskenat: Ibra më kërcënoi kur firmosa…

Tiago Silva ka rrëfyer për “Le Parisien” prapaskenat e transferimit të tij nga Milani te PSGja tetë vite më parë. Më shumë sesa vendimi, brazilianin e kanë shqetësuar pyetjet e shpeshta të Zlatan Ibrahimoviçit, pasi kujtojmë se suedezi ishte së bashku me mbrojtësin pjesë e “paketës” që u transferua nga kuqezinjtë te kryeqytetasit e Francës. 

iBRA TIAGO SILVA

“Më kujtohet që Ibrahimoviçi më telefonoi dhe më tha: “Vërtet do të shkosh te PSG-ja?”, ndërsa unë i thashë: “Po, është punë e kryer, sepse sapo kam nënshkruar”. Më pas më tha: “Se mos është shaka?! Unë nuk firmos nëse nuk vjen edhe ti në Paris. Dhe diçka tjetër. Nëse më ke gënjyer do të vij të të gjej kudo që të fshihesh”, ka deklaruar Tiago Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"