Trajneri shkodran rrit “dozën”, Plori: Besëlidhja, gati për çdo skenar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2019 | 21:35

Trajneri shkodran rrit “dozën”, Plori: Besëlidhja, gati për çdo skenar

Besëlidhja ka mbyl lur një javë stërvi tore nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori. Shkodrani i stolit lezhjan zhvilloi të mërkurën edhe një ndeshje kontrolli me të gjithë futbollistët e grumbulluar, të cilët janë më shumë se 30.

plori1

Pasi të mbyllet kjo javë stërvitore dhe muaji korrik, ka gjasa që skuadra të grumbullohet jashtë Lezhës. Destinacioni i ri nuk bëhet ende i ditur, por ka mundësi që skuadra të grumbullohet në Pogradec.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Plori thekson: “Nuk kam ardhur te Besëlidhja sa për të mos mbetur pa skuadër, por, siç e kam theksuar edhe më parë, kam marrë një vendim të mirëmenduar, pasi kjo skuadër ka objektiva të qartë për ngjitjen në Superiore. Besëlidhja është një skuadër që i ka munguar gjatë nivelit të Superiores dhe sa më shumë që kalon koha, aq më shumë ndihet kjo mungesë, ndaj kjo barrë që kemi marrë mbi shpatulla, do punë dhe këmbëngulje. Tashmë është bërë një javë që skuadra është grumbulluar dhe po vijojmë me stërvitje intensive, kryesisht në aspektin fizik, pasi futbollistët kthehen pas një kohe relativisht të gjatë pushimesh. Deri tani gjërat po shkojnë normalisht, sipas parashikimeve, dhe kjo është pozitive për ne.

Besoj se do ta ruajmë boshtin e skuadrës së sezonit të shkuar, pasi ka mjaft elementë që i duhen dhe i bëjnë punë skuadrës. Deri tani kemi bërë disa afrime dhe të katër të ardhurit janë futbollistë që i njohim, ndaj nuk jemi të shqetësuar për formën e tyre. Por, edhe ata që kanë ardhur rishtas, po i vëzhgojmë dhe deri në fund të muajit besoj se do të dalim me një konkluzion për ta. Këto ditë ka shumë futbollistë të vetofruar, ku edhe këta po vëzhgohen me kujdes nga ana jonë. Nëse ndonjëri vlen, mund të bëhet pjesë e grupit që do të seleksionohet definitivisht. Deri në fund të muajit do të shohim për të marrë edhe ndonjë futbollist tjetër për ato pozicione, ku mund të mos na bindin këta që kemi”.

Trajneri Plori flet më tej edhe për gatishmërinë e skuadrës së tij për të luajtur në Superiore që këtë sezon, nëse krijohet mundësia: “Këtë javë e kemi nisur me dy seanca dhe kështu do të vazhdojmë. Kemi menduar që dy javët e para të gushtit skuadrën ta grumbullojmë diku jashtë Lezhës për ta pasur nën kontroll të plotë, gjë që do t’u mundësonte futbollistëve lidhje edhe më të forta mes tyre. Kjo ndihmon në ndërtimin e një skuadre solide për sezonin e ri. Duke parë edhe situatën në Superligë, ku disa skuadra rrezikojnë rënien, e kemi intensifikuar programin stërvitor, në mënyrë që të jemi gati për çdo skenar të mundshëm. E kam theksuar dhe gjithnjë do ta theksoj se pjesë e formacionit bazë do të mbeten vetëm ata futbollistë që do të na bindin nga të gjitha pikëpamjet, pavarësisht emrit apo karrierës së tyre në të kaluarën”, përfundon trajneri shkodran.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"