Trajneri Klevis Hima: Burreli është më lart sesa Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 14:16

Trajneri Klevis Hima: Burreli është më lart sesa Besa

Ndeshja me Besën, që luhet sot në “Liri Ballabani”, duhet fituar nga matjanët, për të mos e komplikuar situatën. Për “Panorama Sport”, trajneri Klevis Hima është shprehur optimist se skuadra e tij do të arrijë fitoren.

Hima

“Besoj se në ndeshjen ndaj Besës do të fitojmë. Futbollistët janë në gjendjen e tyre më të mirë dhe skuadra do të jetë e plotë. Kemi më shumë forcë se Besa dhe këtë e kemi treguar dhe në ndeshjet direkt këtë edicion, sidomos në transfertë, ku edhe pse kishim gjykimin kundër, arritëm të barazonim”, shprehet trajneri laçian, Klevis Hima, që prej nëntorit ka marrë drejtimin e Burrelit.

Ndeshja ndaj Besës pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm sportdashësish. Aktualisht matjanët kanë pikë të barabarta me Lushnjën, 31 pikë, dhe renditen të tetët në klasifikim.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"