Trajneri Ilir Daja mund të humbasë një nga “shtyllat” e mbrojtjes në janar, lojtari i Ballkanit pritet të transferohet në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 16:49

Trajneri Ilir Daja mund të humbasë një nga “shtyllat” e mbrojtjes në janar, lojtari i Ballkanit pritet të transferohet në Rumani

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova pritet të jetë transferimi i dytë te Universitatea Krajovës në merkaton e dimrit. Sipas mediave rumune, drejtuesit e Krajovas janë të fokusuar te transferimi i lojtarit të Ballkanit, ndaj synojnë që ta finalizojnë me sukses këtë transferim.

dellova

25-vjeçari është një nga pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Ilir Daja në vijën mbrojtëse, pasi bëhet fjalë për një futbollist që mund të luajë në qendër apo edhe në krahun e djathtë në fazën difensive.

Dellova pëlqehet shumë nga trajneri Ivajlo Petev që po insiston në transferimin e tij pasi ka kërkuar të forcohet në mbrojtje gjatë këtij muaji.

Dellova ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa vlera e tij në treg është 600 mijë euro. 25-vjeçari ka edhe 7 ndeshje  me Përfaqësuesen e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"