Trajneri i Partizanit: Po të isha si Panuçi, unë De Biazin do ta…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 21:43

Trajneri i Partizanit: Po të isha si Panuçi, unë De Biazin do ta…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka komentuar praninë e de Biazit në stadium dhe i ka dhënë një këshillë në distancë Panuçit. ‘de Biazi ka gjithë të drejtën të vijë e ta ndjekë Kombëtaren shqiptare.

Gega

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar aty dhe prania e tij është fare normale. Madje unë po të isha në vend të Panuçit do ta mbaja sa më afër atë.

De Biazi e njeh shumë mirë skuadrën tonë dhe mund të japë ende këshilla të vyera. Kur vjen këtu, de Biazi nuk ka pse të qëndrojë në hotel, por mund të jetë sa më afër kombëtares. Unë po të isha në vend të Panuçit, do ta mbaja shumë afër”, ka thënë Gega, dikur ish-trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë.






www.minuta90.com