Totenhemi merr një “special” në stol, Murinjo zyrtarisht trajner i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 10:55

Totenhemi merr një “special” në stol, Murinjo zyrtarisht trajner i ri

Mauricio Poçetino u shkarkua nga stoli i Totenhemit, pas 5 vitesh dhe tashmë në klubin londinez e kanë gjetur zëvendësusin.

Murinjo

Hoze Murinjo do të ketë ai që do të marrë drejtimin e Totenhemit. Portugezi është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm nga klubi i Londrës.

Murinjo ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor të 2023 dhe këtë e ka publikuar vetë Totenhemi në faqet e veta zyrtare.

Kështu trajneri portugez kthehet të trajnojë një skuadër, 11 muaj pas shkarkimit nga Junajtid.

Tekniku me eksperiencë të madhe është shprehur entuziast për këtë hap të karrierës, pasi skuadra që do të drejtoj1ë sipas tij është  e mbushur me cilësi dhe talente.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"