Toski jo më “i huaj”, gati pasaporta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 15:13

Toski jo më “i huaj”, gati pasaporta

Faton Toski do të aplikojë për pasaportë kosovare, ndaj gjasat janë që me nisjen e sezonit të ri ai të mos llogaritet si i huaj. Lojtari nga Gjilani, që ka luajtur me Bokumin dhe Eintrahtin e Frankfurtit në Gjermani, disponon vetëm pasaportë gjermane, ndaj ka vendosur që të marrë edhe pasaportën e Kosovës.

toski8-1390228597

Nëse kjo ndodh, atëherë edhe stafi teknik do të ishte më i qetë, kur dihet që ka një mori futbollistësh nga Brazili në organikë. Sakaq, Laçi po projekton prej kohësh afrimin e një lojtari për qendrën e mbrojtjes. Por këtë herë vëmendja është fokusuar në Shqipëri, duke ditur që numri i të huajve momentalisht është i lartë.

Emër konkret ende nuk ka, por është vetë Troisi dhe stafi i tij që po operojnë për të gjetur të duhurin. Nëse ia dalin, atëherë merkatoja mund të quhet zyrtarisht e mbyllur. Sakaq, sikundër është shkruar, pritet edhe një tjetër sulmues. Veç brazilianit Artur, drejtuesit presin edhe një tjetër futbollist për të blinduar një herë e mirë këtë repart.

laci

Kur dihet që kampionati është i gjatë dhe mbi të gjitha pretendimet e kurbinasve janë madhore, do synohet afrimi i një lojtari që e njeh mirë zonën dhe portën, pasi vetëm kështu mund të ketë garanci për gola dhe rrjedhimisht rezultat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"