“Topi i Artë”/ Numërimi ka nisur mbrapsht, Mesi nuk është më i sigurt! France Football: Luftë e ngushtë trepalëshe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 17:49

“Topi i Artë”/ Numërimi ka nisur mbrapsht, Mesi nuk është më i sigurt! France Football: Luftë e ngushtë trepalëshe…

Shumë pak orë na ndajnë nga zbulimi se kush do të fitojë “Topin e Artë 2022”.

HTJ

Pavarësisht se të gjithë aludojnë se Lionel Mesi do të triumfojë dhe të marrë çmimin e lavdishëm për herë të 8, France Football nuk mendon kështu.

Kryeredaktori Vinsent Garsia i cili do të japë çmimin si çdo vit, shprehet se do të jetë një luftë e ngushtë trepalëshe mes Mesit, Haland dhe Mbape.

“Ky vit do të jetë shumë afër… Shumë, shumë afër. Janë tre prej tyre dhe janë shumë afër”, shprehet Garsia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"