Tomason kthen në formacion yllin e Suedisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë: Do bëjmë rotacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 15:55

Tomason kthen në formacion yllin e Suedisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë: Do bëjmë rotacion

Jon Dahl Tomason pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ndeshjen e nesërme që Suedia luan kundër Shqipërisë në Solna. Trajneri danez i Suedisë, ka bërë të ditur në konferencë për mediat se nuk do të mbingarkojë lojtarët që kanë luajtur kundër Portugalisë pak ditë më parë, edhe pse shumëkush pret një ekip që të reagojë ndaj humbjes 5-2 në atë sfidë.

asdsasadasdsda

Diskutimi më i madh i asaj ndeshje ishte lënia e Emil Forsberg në stol, edhe pse ai ka qenë një titullar i rregullt te skandinavët në vitet e fundit dhe padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm. Tomason zbuloi se Forsberg këtë herë do të ishte titullar ndaj Shqipërisë.

“Do të luajë, por jo në portë”, tha duke qeshur ai. “Plani ka qenë gjithmonë që të bënim rotacion lojtarësh në dy ndeshje. Unë nuk do të hedh të njëjtët 11 në fushë. Aspak, pasi ne duhet të shohim shumë lojtarë se çfarë luajnë dhe çfarë futbolli dëshirojmë ne. Dhe duhet të kemi konkurrencë në ekip, e cila është gjithmonë e shëndetshme për paraqitjet dhe atmosferën në ekip.

Nuk mund t’ju them se sa ndryshime do të ketë, por do të shohim shumë lojtarë. Dhe mund t’ju them se Emil Forsberg e nis nesër si titullar. Ai kishte një udhëtim të gjatë para ndeshjes së kaluar. Samuel Gustafson do të luajë gjithashtu nesër, edhe ai kishte një udhëtim të gjatë”, shpjegoi Tomason.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"