Tmerri mes flakëve, piloti i Formula 1: Duhet të largohesha prej andej për fëmijët e mi, 28 sekonda mu dukën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 17:05

Tmerri mes flakëve, piloti i Formula 1: Duhet të largohesha prej andej për fëmijët e mi, 28 sekonda mu dukën…

Njëzet sekonda të pafund për Roman Groszho brenda kabinës së tij të rrethuar nga flakët. Francezi i skuderisë Haas ka komentuar incidentin e frikshëm.

F1 Grand Prix of Bahrain

“Rreth meje fillova të shihja vetëm ngjyrën portokalli të flakëve dhe m’u kujtua aksidenti i Niki Laudës. Duhet të largohesha prej andej për fëmijët e mi”, tha fillimisht ai. Tetë sekonda iu deshën që të largohej nga makina e ndarë në gjysmë pas përplasjes.

“Kanë kaluar 28 sekonda, por mua m’u duk shumë më gjatë. Kjo, edhe për faktin se u përpoqa tri herë të dilja nga kabina. Jam pa dyshim i lumtur që jam gjallë pas një aksidenti si ky. Më shumë se një mrekulli, u bënë bashkë rrethanat e duhura. Për mua ishte sikur të rilindja të dielën. Aksident që do të më shënojë gjithë jetën. Unë kurrë nuk do ta kisha thënë këtë në rrethana të tjera, por tani e them që do të isha i lumtur të kaloja vijën e finishit në pozicionin e njëzetë”, ka deklaruar Groszho.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"