Tjetër “firo” te Tirana, mbrojtësi lë bardheblutë për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 9:38

Tjetër “firo” te Tirana, mbrojtësi lë bardheblutë për Kukësin

Tjetër largim nga Tirana. Dorian Kërçiku është një nga lojtarët titullarë dhe të rëndë- sishëm te 24 herë kampionët e vendit që i ka dhënë fund aventurës me ekipin kryeqytetas. “Panorama Sport” ka mësuar se Dorian Kërçiku ka ndërprerë kontratën me bardheblutë.

kerciku

Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare, burime pranë skuadrës bardheblu kanë bërë me dije se lojtari është drejt një transferimi te Kukësi.

Tirana

KARRIERA – Dorian Kërçiku është formuar në akademitë e skuadrave kryeqytetase. Mbrojtësi i aktivizuar me të gjitha skuadrat e moshave në Kombëtare numëron thuajse 100 ndeshje të zhvilluara në kampionat vetëm me fanellën e Tiranës, pa përmendur aktivizimin e tij me Skënderbeun.

Kerciku

Duke shtuar edhe kompeticionet europiane dhe Kupën e Shqipërisë, mbrojtësi i djathtë numëron mbi 175 ndeshje si futbollist profesionist, ndonëse është vetëm 24 vjeç. Për Tiranën do të jetë një tjetër humbje në aspektin e boshtit të skuadrës, për vetë eksperiencën që ka Kërçiku dhe faktin që ai është një produkt i akademisë së klubit kryeqytetas.

E ARDHMJA – Gazeta ka mësuar se e ardhmja e futbollistit kryeqytetas është e lidhur me kampionët në fuqi. Dorian Kërçiku, me eksperiencën që ka, është futbollist që mund të luajë fare lehtë në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe të mesfushorit në këtë linjë.

taku-kerciku-tirana-zevendesim-470x313

Mbrojtësi 24-vjeçar do të jetë një lojtar me eksperiencë që i shtohet skuadrës së drejtuar nga Milinkoviç, duke qenë se pritet të nënshkruajë një kontratë 1 plus 1.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"