Tjetër afrim tek Lushnja, sulmuesi nënshkruan kontratë 2-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 12:15

Tjetër afrim tek Lushnja, sulmuesi nënshkruan kontratë 2-vjeçare

Firmos 19-vjeçari Ibrahim Romeo Olola. Negociatat janë mbyllur me sukses dhe qendërsulmuesi ka nënshkruar kontratën me Lushnjën, e cila do të jetë 2-vjeçare.

Ibrahim Romeo Olola

Lojtari nga Bregu i Fildishtë, bëhet i huaji numër “4” për verdhejeshilët. Ai i bashkohet liberianit Xherrison Uilli, nigerianit Xhejms Ajinde dhe francezit Matjë Lëru. Drejtuesit po punojnë ende me merkaton dhe në plan janë të paktën dy përforcime të tjera. Skuadra po përgatiten për pjesën e dytë të sezonit, në kushte grumbullimi. Grupi është sistemuar në Divjakë, ndërsa për procesin stërvitor po shfrytëzohet fusha sportive e Plugut. Të shtunën është planifikuar një miqësore me Flamurtarin, që do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"