Tirana si kurrë më parë, ja risitë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 13:52

Tirana si kurrë më parë, ja risitë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

Tirana është rekordmene e Kupës së Shqipërisë, duke e fituar atë 16 herë. Mirëpo, si kurrë më parë në histori, ekipi bardheblu u eliminua këtë edicion që në turin e dytë nga Korabi, duke mos shkuar dot as në çerekfinale.

fituesi_kupa_2017

Klubi kryeqytetas ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e deritanishme të Kupës (69), ndërsa ka qenë edhe 10 herë pjesë e finaleve ku nuk ka mundur dot të fitojë trofeun. Tirana ka rekordin edhe sa i përket pjesëmarrjes në turin gjysmëfinal, plot 36 herë. Bardheblutë ndiqen nga Partizani, që ka 15 kupa (një më pak se Tirana) dhe gjithashtu ka qenë 8 herë pjesë e finaleve ku ka dalë i mposhtur. Në çerekfinale Tirana ka 55 pjesëmarrje, ndërsa Partizani 50 të tilla.

Ndeshjet teke dhe shorti pas çdo turi e kanë zbukuruar këtë edicion Kupën e Shqipërisë. Surprizat nuk munguan në turin e dytë, teksa skuadrat që militojnë në Kategorinë e Parë, si Korabi dhe Dinamo, eliminuan Tiranën e Bylisin.

kupa-e-shqiperise

E veçanta ishte se të dyja ndeshjet shkuan në kohën shtesë, por kjo nuk ndikoi në performancën e skuadrave të Kategorisë së Parë, që këtë sezon kërkojnë ngjitjen në elitë. Këtë herë blutë e kryeqytetit kanë në letër një përballje më të lehtë në letër se ajo në Ballsh, pasi presin Skënderbeun që po lufton për mbijetesë. Nga ana tjetër, dibranët do të provojnë shansin në Shkodër. Në fund të fundit janë vetëm 90 minutat dhe luhet për… gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"