Tirana ngec në Lezhë, Shkëndija fiton në Lushnjë dhe merr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2016 | 11:27

Tirana ngec në Lezhë, Shkëndija fiton në Lushnjë dhe merr kreun

Janë luajtur dje në Lezhë dhe Lushnjë katër ndeshjet e prapambetura të javës së tretë të kampionatit U-17 dhe U-19. Porto ka ndalur Tiranën me të dyja grupmoshat, ndërsa Shkëndija e Durrësit ka arritur të fitojë për paratërinj në Lushnjë, duke u rikthyer në krye të grupit B.

Porto-Tirana 2-2

porto tirana u17

Takimi mes paratërinjve të Portos dhe Tiranës ishte mjaft i fortë nga të dyja skuadrat. Këtë e pasqyroi edhe rezultati përfundimtar. Të parët që e kërkuan golin ishin tiranasit, që rrezikuan disa herë dhe arritën të shënonin me anë të Selenicës. Pas pësimit të golit, futbollistët e Portos i intensifikuan aksionet dhe kjo dha sukses në minutën e 23-të, kur Tushaj nuk gabon dhe barazon shifrat. Mirëpo, përsëri bardheblutë e vegjël nuk pajtohen me rezultatin dhe e rrisin presionin. Veria futet brenda zonës, gjuan dhe mposht për herë të dytë portierin Gega. Pjesa e dytë ishte shumë e fortë, me Porton që arriti të barazonte shifrat me anë të Hoxhës.

Lushnja-Shkëndija D. 0-2

lushnja shkendija e durresit u17

Me nga një gol në secilën pjesë, Shkëndija e Durrësit mundi 2-0 Lushnjën në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Hoti kaloi durrsakët në avantazh në minutën e 15-të, me një diagonale shumë të bukur nga e majta. Ndërsa në pjesën e dytë, Shkëndija dyfishoi rezultatin me Banin, që kishte vetëm pak minuta që kishte hyrë në lojë. Pas një rrëmuje në zonën lushnjare, Bani goditi saktë duke firmosur 2-0. Lushnja nuk ka asnjë pikë dhe asnjë gol në tri ndeshje të luajtura deri më tani.

Porto-Tirana 2-1

porto tirana u19

Takimi mes të rinjve të Portos me atyre të Tiranës u mbyllë me fitoren e vendësve, falë një eurogoli të Grudës. Që në nisje loja u kontrollua nga të rinjtë e Portos, duke bërë që në minutën e 10-të të fitonin një penallti, të cilën e humbi Shquti. Atë që nuk e bënë vendësit, e arritën miqtë tiranas, të cilët realizuan në minutën e 44-t me anë të Zhivanajt. Pjesa e dytë u kontrollua totalisht nga Porto. Kaçeli barazon shifrat, por futbollistët lezhjanë nuk pajtohen me këtë rezultat. Ata sulmojnë pa reshtur portën mike dhe është Gruda, që pasi shmang tre lojtarë, shënon një supergol.

Lushnja-Shkëndja D. 0-0

lushnja shkendija e durresit u19

Lushnja dhe Shkëndija e Durrësit janë sakrifikuar shumë në “Roza Haxhiu”, por lodhja e tyre ka përfunduar me një barazim pa gola. Kështu, skuadra e trajnerit Emilio Çukani nuk njeh ende golin, por ka marrë pikën e parë në kampionat. Ndërsa Shkëndija u ndal me një barazim pas dy fitoreve. Të dyja skuadrat kanë luajtur fort dhe kanë pasur mundësi shënimi, por në fund ndanë pikët.

PRENG GJIKOLA / ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"