Tirana me disa ndryshime në sfidën ndaj Kukësit, risia nis që nga porta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 19:56

Tirana me disa ndryshime në sfidën ndaj Kukësit, risia nis që nga porta

Tirana do të ketë ndryshime që nga katërkëndori në sfidën me Kukësin. Kështu, Leon Kozi humb sfidën me Kukësin. Portieri u ndëshkua me kartonin e verdhë në sfidën me Skënderbeun. Për të ky ishte kartoni i katërt i verdhë. Kjo do të thotë se portieri, i cili ishte më i miri në fushën e lojës, nuk do të jetë në takimin me Kukësin në kampionat.

Kukesi-Tirana

Në vend të tij do të jetë Mustafë Abdullahu në lojë, pas shumë javësh pushim. Po kështu, mbetet për t’u parë nëse Latifi do të aktivizohet nga fillimi, si dhe nëse do të jetë Najdovski në fushën e lojës. Për herë të parë në stol mund të jetë Selmani që u dëmtua në gusht. Lushkja është me tre të verdhë, së bashku me Bruno Lulajn nëse ndëshkohen me Kukësin humbasin sfidën me Erzenin në kampionat.

Tirana në këtë kampionat ka sulmin më të mirë me 49 gola, por deri tani ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit dhe të dekadës. Tirana është ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 46 gola. Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit, me 49 gola të shënuar në 30 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 46 gola të pësuar në 30 javë, ose më shumë gola të pësuar edhe sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"