Tirana dominon në sfidat e Kupës, xhudo shqiptare mbyll garat e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 14:05

Tirana dominon në sfidat e Kupës, xhudo shqiptare mbyll garat e sezonit

Me Kupën e Shqipërisë për moshat dhe për të rritur, Federata Shqiptare e Xhudos ka mbyllur kalendarin e garave për vitin 2023. Xhudo shqiptare zbriti në tapet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, për aktivitetin e dytë më të rëndësishëm në rang kombëtarë, teksa u zhvilluan ndeshjet për kategoritë: Senior, Cadet dhe Pre-Cadet për femra dhe meshkuj.

tirana xhudo

Si zakonisht, tashmë në aktivitete zyrtare të këtyre niveleve morën pjesë edhe xhudistë shqiptar që jetojnë në Europe dhe janë të licensuar në ekipet tona sportive. Gjithashtu, si në çdo aktivitet, edhe këtë herë garat u gjykuan nga gjyqtarë të Kosovës, të cilët janë të kualifikuar dhe të liçensuar nga Federata Botërore e Xhudos.

Garat ishin mjaft interesante, me sportistët që dhanë më të mirën e tyre. Ndeshja më e fortë dhe me rivalitetin më të lartë, e cila shkoi dhe në “Golden Score”, ishte midis Krista Kovaçit të Vllaznisë dhe Desara Ndocit të Besëlidhjes në kategorinë -52kg, teksa triumfi i takoi Kovaçit.

Federata Shqiptare e Xhudos njofton se numri i femrave që po konkurrojnë në këtë sport, po vjen gjithnjë e në rritje. Edhe në këtë aktivitet spikatën sportistët e Tiranës, skuadër që regjistroi numrin më të madh të xhudistëve fitues në Kupë.

FSHJ-ja njofton gjithashtu se, më datën 20 dhjetor do të mbahet Asambleja Vjetore, në të cilën do të miratohen dhe do të merren shumë vendime për vitin sportiv 2024.

Ndërkohë që është përcaktuar edhe kalendari i aktiviteteve të Federatës Botërore, Europiane dhe Ballkanike. Për këtë periudhë 2 mujore dhe për muajin janar, vëmendja e FSHJ-së do të përqendrohet tek projekti “Judo në shkolla”. Ndërkohë në tabelë ju pasqyrojmë fituesit e Kupës së Shqipërisë për secilën kategori dhe peshë.

2132132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"