Tifozët mbështesin ish-ët, Franc Veliu spiker te goli i Sukajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 10:15

Tifozët mbështesin ish-ët, Franc Veliu spiker te goli i Sukajt

-Numri i tifozëve nuk ishte ai që ishte paralajmëruar, pasi si zakonisht, në stadium vijnë thuajse të njëjtët mbështetës të Partizanit. filiSapo nisi takimi, ultrasit e kuq, që nuk reshtën së mbështeturi ekipin për 90 minuta, hapën një parullë të gjatë: “Në jetë nuk ekzistojnë humbës apo fitues. Ka vetëm nga ata që luftojnë dhe ata që nuk luftojnë. Luftojmë për ju, luftoni për ne”.partizani iMë pas, ata plasën tullumbace të kuqe.-Tifozët e kuq ishin protagonistë në këtë takim, ku përveç koreografisë, nuk munguan edhe mbështetjet në kor për persona të veçantë. Fillimisht ata kanë thirrur në kor emrin e drejtorit Dervishi, i cili më herët festoi ditëlindjen me ekipin dhe drejtuesit. Nuk munguan edhe thirrjet e emrave të ishlojtarëve të kuq që janë pjesë e Tërbunit, si Klaudio Çema, Endri Lala dhe Abaz Karakaçi. Ovacione të mëdha mori edhe mbrojtësi Sodiq Atanda në momentin e zëvendësimit. Në përfundim të ndeshjes, ish-mbrojtësi i të kuqve, Çema, përshëndeti ultrasit e kuq, si dhe takoi lojtarët e Partizanit.

-Mbrojtësi Franc Veliu, pas shënimit të golit të tretë personal të Sukajt, ka marrë rolin e spikerit, pasi ka marrë mikrofonin duke thirrur emrin e shkodranit. Ky ritual kryhet nga një punonjës i klubit, i cili thërret emrin e lojtarit dhe tifozët në korë thonë mbiemrin. Kjo i solli fat Veliut, pasi pas 5 minutave hyri në fushë.

-Labinot Ibrahimi u kthye dje pas pezullimit tetëjavor, ku u dënua për sjelljen e tij nga gjyqtarë të ndeshjes në Pukë. Në mungesë të Hoxhës dhe Bathës, drejtuesit menduan që ndaj Tërbunit shiritin e kapitenit ta mbante Labinot Ibrahimi.

-Në minutën e 87-të është dukur e çuditshme braktisja e portës nga portieri Klajdi Kuka, i cili afrohet te pankina dhe komunikon diçka me trajnerin Gjoni. U tha se portieri erdhi për të pirë ujë, por shishen ia dërgoi te porta pas disa çasteve mjeku i Tërbunit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"