Tifozët kuksianë nuk e përjetojnë mirë largimin e Albi Allës: Thefsh këmbën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2017 | 13:49

Tifozët kuksianë nuk e përjetojnë mirë largimin e Albi Allës: Thefsh këmbën!

Largimi i Albi Allës drejt skuadrës greke Ael Larisa, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët kuksianë. Nëpërmjet faqes së “Facebook”-ut ata kanë shpërthyer në mallkime dhe akuza pas bërjes publik të lajmit.

Alla

Sharjet dhe mallkimet kanë degraduar deri në atë pikë sa ata i urojnë mbrojtësit thyerjen e këmbës, duke e quajtur edhe burracak.

POSTIMI NE FAQEN “TIFOZAT KUKSIAN”:

Që s’ka burra në kohët e sotme kjo dihet, por që të jesh kaq burracak, kjo nuk pritej!

Për ju që se dini, Albi Alla sot firmosi me një ekip grek të Kategorisë Superiore!

Ne si faqe i urojmë “thefsh kamën që ditën e parë dhe kurrë mos pafsh dritë në karrierën tënde”, po ashtu kemi edhe një urim special ” ngrofsh sa më shumë stolat nëpër ekipet që do shkosh” … Ke për ta kujtuar Kukësin e ke për tu bërë shumë pishman…!

BURRACAK !

tIFOZET KUKSIAN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"