Tifozët e Këlnit pushtojnë Londrën, shtyhet një orë ndeshja me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 20:38

Tifozët e Këlnit pushtojnë Londrën, shtyhet një orë ndeshja me Arsenalin

Tifozët e Këlnit kanë detyruar policinë angleze dhe UEFA-n që të marrë vendimin për shtyrjen me një orë të fillimit të takimit mes Arsenalit dhe skuadrës gjermane. Rreth 20 mijë tifozë kishin udhëtuar nga Gjermania për këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël në rrugën e Londrës gjatë gjithë paradites së sotme.

1505412756565_lc_galleryImage_Soccer_Football_Arsenal_v

Por situata është kthyer shpejt në kaotike para stadiumit ku do të luhej ndeshja. Fillimisht, grupi i madh i tifozëve ka tentuar të futet pa bileta në zonën e tifozëve miq, ku kishin të rezervuara vetëm 2900 bileta. Ndërsa më pas, ata kanë bllokuar tifozët e Arsenalit të hyjnë në tribunat e tjera.

1505412544812_lc_galleryImage_Soccer_Football_Arsenal_v

Ndërkohë, dyshohet se shumë prej tyre kanë blerë biletat mes tifozerisë vendase dhe duke llogaritur se mes mbështetësve të Këlnit ka shumë ultras që klasifikohen si huliganë të rrezikshëm, për çështje sigurie është vendosur që të shtyhet fillimi i ndeshjes në mënyrë që të kontrollohen të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"