Tifozët e Juves prisnin një prezantim spektakolar të Ronaldos, por tek “Zonja” zgjedhin që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 17:37

Tifozët e Juves prisnin një prezantim spektakolar të Ronaldos, por tek “Zonja” zgjedhin që të…

Të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm, po flasin për transferimin e Kristiano Ronaldos tek Juventusi, transferim të cilin e quajnë edhe goditjen e shekullit. Por, edhe pse të gjithë tifozët e Juves po e prisnin portugezin ditën e hënë, të prezantohej para stadiumit të mbushur me tifozë, tek klubi bardhezi kanë një mendim tjetër.

cris-4

Në programin e ditës së hënë të prezantuar nga vetë klubi i Juves, prezantimi do të jetë identik si për çdo futbollist tjetër. Në fillim do të kryhen vizitat mjekësore në qendrën mjekësore J-Medicak, më pas një konferencë shtypi dhe prezantimi.

Klubi po mendonte që të organizonte një prezantim me tifozë, por në fund preferoi që të shmangte hapjen e portave të stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"