“T’i sjellim titullin kampion Shkodrës”, flet Bekim Balaj: Sulmuesi për gola merret, ja pse zgjodha Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2023 | 11:00

“T’i sjellim titullin kampion Shkodrës”, flet Bekim Balaj: Sulmuesi për gola merret, ja pse zgjodha Vllazninë

Bekim Balaj është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë dhe sulmuesi shkodran zgjodhi që të fliste përpara mediave dhe njëherë si kuqeblu. Ai u shpreh mjaft i lumtur për këtë rikthim të tijin, duke treguar arsyet përse zgjodhi Vllazninë dhe se ka si objektiv titullin kampion.

balaj xhaferi

“Mund t’i quaj të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur madje. Vllazninë e ndjek gjithmonë.

Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion.

Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin.

Unë vetëm dje kam bërë stërvitjen me ekipin, por do të jem gjithmonë gati.

Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep më emocione.

Është herët për të thënë. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur. Ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët.

Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare.

Dihet që tifozeria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë. Shpresoj që të arrijmë një fitore që ta mbushim sa më shpejtë stadiumin”, u shpreh Balaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"