Thyen disiplinën, ja 2 futbollistët e Skënderbeut që janë pezulluar nga trajneri Memelli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 9:20

Thyen disiplinën, ja 2 futbollistët e Skënderbeut që janë pezulluar nga trajneri Memelli

Disiplina mbetet kriteri dhe kërkesa numër një nga trajneri Migen Mememeli. Ata që thyejnë rregullat apo rregulloren janë të detyruar të përballen me vendimet e stafit teknik. Për momentin dy janë lojtarët e ndëshkuar nga trajneri Memelli për shkaqe disiplinore.

Memelli Skenderbeu

Për njërin, Arinaldo Rrapajn, trajneri i Skënderbeut e pohoi vetë pas ndeshjes me Vllazninë, ku mes të tjerash pohoi: “Rrapaj është pezulluar nga unë për 2 ndeshje për çështje disiplinore dhe javës tjetër do të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët”. Por nëse situata e mesfushorit vlonjat është drejt sqarimit, “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri Memelli ka dënuar edhe portierin Dramolli. Shkak është bërë ardhja me vonesë në stërvitje e 22-vjeçarit dhe për këtë shkak trajneri Mememelli e ka pezulluar pa afat portierin Kostandin Dramolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"