Thirrjet raciste të tifozëve, Lacio dhe Roma priten ta pësojnë nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 16:48

Thirrjet raciste të tifozëve, Lacio dhe Roma priten ta pësojnë nga UEFA

Racizmi tashmë është një fenomen shumë i përhapur në futboll. Drejtuesit më të lartë të këtij sporti shpesh vendosin masa drastike ndaj tifozëve, por dhe ndaj klubeve. Gjithsesi kjo nuk ka shuar rastet e racizmit, ku Roma dhe Lacio janë skuadrat e fundit që janë akuzuar për racizëm.

lacio

Gjatë ndeshjes së djeshme me Bodo/Glimt, ku Roma u mund me rezultatin e thellë 6-1, një tifoz romanist u shoqërua jashtë stadiumit përshkak të thirrjeve raciste ndaj kundërshtarëve. I njëjti incident ka ndodhur dhe në sfidën midis Lacios dhe Marsejës, ku këta të fundit kanë raportuar për thirrje raciste nga ana e tifozëve lacialë.

Skuadra e Marsejës nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shprehur akuzat për thirrje raciste.

“Përshkak të thirrjeve raciste ndaj lojtarëve tanë, klubi përsërit për dënimin maksimal ndaj të gjithë formave të diskriminimit”,- shkruhej në postim.

Nëse akuzat konfirmohen atëherë UEFA mund të marrë masa ndëshkuese ndaj dy skuadrave italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"