Teuta përballë “makthit” kurbinas, Martini plot dilema prej dëmtimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 9:50

Teuta përballë “makthit” kurbinas, Martini plot dilema prej dëmtimeve

Teuta do të presë të dielën në Durrës, Laçin në orën 17:00, sfidë e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Blutë duan të rikthehen tek ecuria e fitoreve pas humbjes me Tiranën, ku do të tentojnë të përfitojnë nga forma e dobët e Laçit në tri ndeshjet e fundit.

teuta

Në përgatitje të kësaj sfide, trajneri Edi Martini është dashur të punojë pa disa lojtarë për shkak të dëmtimeve. Para kësaj sfidë është konfirmuar një mungesë, teksa dy lojtarë janë në dyshim.

Nga ana tjetër, Artan Jazxhi është rikthyer pasi shleu pezullimin për shkak kartonësh, ndërsa Alla tashmë do të mungojë disa javë.

Dyshja në dyshim janë Realdo Fili dhe Ergis Arifi, që kanë shqetësime fizike dhe vendimi do të merret vetëm në momentin e fundit. Diçka e tillë bën që edhe formacioni të mos jetë “i fiksuar”, teksa opsioni më i mundshëm është me Demën në portë dhe Kotobellin, Qaqin, Jazxhi e Krujën në mbrojtje.

Në mesfushë shfaqen edhe dilemat e Martinit. Nëse Fili dhe Arifi ia dalin, atëherë të dy do të luajnë nga minuta e parë. Sakaq, Beqja, Daja dhe Karabeci janë “blinduar” nga minuta e parë, me Peposhin dhe Gjumsin në balotazh.

PRECEDENTËT – Laçi mund të konsiderohet “mace e zezë” për durrsakët, pasi Teuta nuk e mund prej 5 ndeshjesh ekipin kurbinas. Për herë të fundit ata fitonin ndaj Laçit para më shumë një viti e gjysmë.

Më 21 maj të 2022 blutë fitonin 2-1 me gola të Hebajt dhe Dajës. Që nga ajo kohë njihen vetëm fitore të Laçit apo edhe barazime.

Praktikisht, janë plot 5 ndeshje radhazi që Teuta del pa tri pikë nga ky duel dhe shpreson që të thyejnë njëherë e mirë edhe shansin e keq që kanë përballë kësaj skuadre. Fakti që vijnë me një moral më të mirë, ngjall shpresë se kësaj here blutë nuk do të dalin duarbosh, në një kohë që as barazimi nuk i lë të kënaqur.

 PËRGATITJET – “Djemtë e detit” kanë zbritur edhe dje në stërvitjeme një seancë të zhvilluar paradite.

Ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen me një seancë të plotëstërvitore, ku fillimisht kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme mepërgatitësit atletik dhe më pasgjithçka është zhvendosur në punënme top.

Aspekti tekniko-taktikdhe mbi të gjitha ushtrime tëndryshme në veprime ofensivedhe difensive kanë qenë nëfokusin e trajnerit të Teutës. Porajo që ra në sy ishte që repartetpunuan të veçuara. Mesfusha është sektori që po merr vëmendjenmë të madhe.

Z. QYPI – PANORAMASPORt.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"