Teuta në hall për pikë, e detyruar për të mposhtur Skënderbeun në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 20:28

Teuta në hall për pikë, e detyruar për të mposhtur Skënderbeun në Korçë

Teuta do të luajë në transfertë ndeshjen e javës së 13-të. Në Korçë përballë Skënderbeut, me durrsakët që kërkojnë rikthimin te fitorja për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit. Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e premte duke nisur që nga ora 17:00. Edi Martini ka pasur fatin të shikojë me imtësi gjendjen e çdo lojtari, teksa në favor të tij ka qenë edhe pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.

TEUTA

“Timonieri” shkodran do të vuajë mungesën e tre lojtarëve. Alla, Fili dhe Arifi do të jenë mungesat e vetme për duelin me bardhekuqtë. Arifi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar, ndërkohë që Alla dhe Fili vijojnë fazën e rikuperimit. Pjesa tjetër e lojtarëve është e gjitha në gatishmëri të Martinit.

DETYRIMI- Lojtarët e Teutës kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës. Kjo është një sfidë që për durrsakët vlen shumë, aq më tepër që luajnë me një ekip që lufton për mbijetesë dhe fitorja është detyrim. Blutë e drejtuar nga Edi Martini kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Atmosfera është ekënaqshme dhe kundër bardhekuqve synohen tri pikët meqëllimin për t’u larguar nga fundi i klasifikimit. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke u kujtuar se nëkëtë moment rëndësi kanëvetëm pikët. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dheme pak më tepër impenjim mundtë arrijë gjëra të mëdha në këtëfushatë.

PËRGATITJET- Teuta kavijuar procesin përgatitor nëprag të sfidës me korçarët qëdo të luajnë ditën e premte.Në Durrës janë të bindur sekëtë javë do t’ia dalin me fitore, ndaj edhe do të synojnëqë të sigurojnë tri pikët nësfidën me blutë. Tashmë, trajneri Edi Martini pret që të ketëtë gjithë grupin gati në sfidëne radhës. Skuadra ka punuarmë së shumti në lojë, teksaMartini e ka ndarë grupin nëdy pjesë.

Ra si zakonisht nësy loja e fortë e skuadrës, kutë gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari në skuadër dhe po mundohen t’ia mbushin mendjentrajnerit që ata janë të duhuritpër 11-shen e parë. Tashmësynohet fitorja dhe aq mëtepër që përballë kanë një ekipsi Skënderbeu dhe Martinibashkë me të besuarit e tij dotë hyjnë në fushë për të marrëfitoren.

E vështirë, por jo e pamundur, gjithsesi, në Durrës janëduke e vlerësuar maksimalishtkundërshtarin e radhës. Pretendimet në Durrës janë që të dalin sa më shpejt nga zona eftohtë dhe për t’u arritur në kampionat vlen vazhdimësia,pikët mbeten njësoj ndaj çdokundërshtari.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"