Teuta me dy mungesa të sigurta ndaj Flamurtarit, ja gjendja e Kallakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 9:55

Teuta me dy mungesa të sigurta ndaj Flamurtarit, ja gjendja e Kallakut

Teuta, pas suksesit kundër Partizanit në transfertë dje ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit në “Niko Dovana”, ku dihet që trajneri Edi Martini nuk do të ketë në dispozicion dy nga lojtarët më të rëndësishëm dhe bëhet fjalë për Rustem Hoxhën dhe Blagoja Todorovskin.kallaku batha

Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, ndaj edhe kanë plotësuar numrin katër e do të jenë të pezulluar për sfidën e radhës ndaj Flamurtarit.

Ndërsa fantazisti i bluve, Sherif Kallaku, pas përplasjes me Alban Hoxhën, duket se nuk ka probleme shumë të mëdha dhe nesër pritet të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Megjithatë, ai mbetet në dyshim për ndeshjen me Flamurtarit. Pjesa tjetër e grupit është e plotë në dispozicion të trajnerit Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"