Teuta fillon të lëvizë në merkato, Musta dhe Hila janë firmat e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2015 | 18:22

Teuta fillon të lëvizë në merkato, Musta dhe Hila janë firmat e para

mustaMe ardhjen e trajnerit Magani në stol, Teuta ka filluar të lëvizë edhe në merkato. Gjatë ditës së sotme durrsakët kanë firmosur me dy ish lojtarët e Elbasanit në sezonin e kaluar.

Emiljano Musta dhe Ardit Hila janë zyrtarisht pjesë e ekipit të Teutës.

Të dy mesfushorët elbasanas, që në sezonin e fundit ishin pjesë e verdhebluve kanë nënshkruar kontrata 3-vjeçare me klubin durrsak, dhe pritet që ditët në vijim të vihen nën urdhërat e trajnerit Magani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"